GazetaMax
LAJME

Kryqi i Kuq zbatoi trajnim për ndihmën e parë në shkollën e mesme “Arseni Jovkov” në Shkup

Shkup, 7 qershor – Në kuadër të fushatës “Ndihma e parë shpëton jetë” që zbatohet në shkollat fillore dhe të mesme në shtet nga ana e Kryqit të Kuq, sot është realizuar trajnim për ndihmën e parë në shkollën e mesme “Arseni Jovkov” në Shkup.

“Kryqi i Kuq e ka filluar këtë fushatë në muajin maj të vitit 2022, dhe deri në fund të vitit është planifikuar të realizohet trajnimi për ndihmën e parë falas për 25 mijë fëmijë në shkollat ​​fillore dhe të mesme në të gjithë vendin. Trajnimet për ndihmën e parë do t’i realizojnë 203 ligjërues dhe 111 demonstrues të ndihmës së parë në 33 organizata të Kryqit të Kuq në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këto trajnime fëmijët do të kenë mundësi të marrin njohuritë bazë për ndihmën e parë si një ndërhyrje e shpejtë dhe jetike që synon shpëtimin e jetëve, por edhe uljen e komplikimeve të lëndimeve dhe aftësive të kufizuara”, informoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Saiti porositi se ndihma e parë nuk paraqet vetëm njohuri dhe aftësi që të kryhen aftësi të shpëtimit të jetës, por është gjest i solidaritetit dhe humanizmit, gjest i cili i mobilizon njerëzit dhe bashkësitë për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën.

Në trajnime morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Shaqiri theksoi se bashkëpunimi me Kryqin e Kuq është me rëndësi të madhe për kontribut në shoqëri, por edhe në pjesën e politikave arsimore.

“Bashkëpunimi i përbashkët i të gjitha institucioneve kontribuon në rezultate më të mira. Në këtë rast përfitimet nuk do të jenë vetëm për 25 mijë studentë, sepse ata do të mund të bartin përvojën dhe diturinë tek bashkëmoshatarët e tyre”, konkludoi ministri Shaqiri.

Ministri i Shëndetësisë në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi me Kryqin e Kuq është i vazhdueshëm dhe shpesh bashkëpunojnë në pjesën e aksioneve të dhurimit të gjakut.

“Në nivel shtetëror grumbullojmë rreth 52.000 njësi gjaku, që mjafton që qytetarët tanë të jenë të sigurt në raste urgjente. Maqedonia e Veriut konsiderohet si një nga vendet në rajon që ka politika më të shëndetshme për dhurimin e gjakut, falë bashkëpunimit të suksesshëm me Kryqin e Kuq”, informoi Sali.

Ai porositi se Ministria çdoherë është e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të fushatave të tilla.

Related posts

Krisma dhe rrahje me karrige në shtabin e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, shkak punësimet!

e-max

Zëvendëskryeministri Mariçiq merr pjesë në Forumin EUSAIR në Tiranë

e-max

Rama nderohet në Itali me “Urdhrin e Minervës”

e-max