GazetaMax
Lajme

KSI shqyrtoi gjendjen e pacientëve të sëmurë, izolimi i gjatë nga Covid, rrit numrin e tyre

Shkup, 2 Dhjetor – Komisioni për Sëmundjet Infektive shqyrtoi situatën me rritjen e numrit të fëmijëve të sëmurë në vend, dhe konstatuan se izolimi i gjatë për shkak të virusit “Corona” është arsyeja vizitave të shumta të ambulancave të mjekëve amë.

Ambulancat në Kozle kanë rreth 200 kontrolla në ditë.

“Dominuese janë viruse të sistemit respirator, influencë, janë pritur këto infektime më të shpeshta. Aktulisht janë të mbushura kapacitetet peditatrike të pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike, por mendoj se nuk është shqetësuese gjendja, përkundrazi është në korniza të normales” – tha Kryetari i KSI, Aleksandar Petlickovski.

Në Klinikën e Kardiologjisë çdo ditë kontrollohen rreth 400 pacientë. “Covid-19” dhe mënyra jo e shëndetshme e jetesës kanë kontribuar që pacientët e moshës 25-30 vjeç të kenë sëmundje serioze kardiovaskulare.

“Si sindromat post-covid, sëmundjet më të zakonshme janë kardiomiopatia e zgjeruar, insuficienca kardiake majtas dhe djathtas, tromboembolizma venoze dhe ndryshime inflamatore të zemrës të cilat janë shumë më të zakonshme se përpara pandemisë së Covid-19” – deklaroi Valentina Andova nga Klinika e Kardiologjisë.

Dhimbjet e kokës, marramendjet, problemet në funksionimin kognitiv janë gjendjet më të lehta neurologjike të shkaktuara nga “Covid-19”.

“Është treguar se ndryshon homeostazën duke ndryshuar qarkullimin duke shkaktuar një gjendje të rritjes së trombozës,tromboembolizmit dhe rritjet e sulmeve në tru, dhe gjithahstu duke dobësuar sistemin imunitar” – u shpreh Gordana Trençevska nga Klinika e Neurologjisë.

Mjekët thonë se të vaksinuarit kanë një pasqyrë klinike më të lehtë gjatë infeksionit, por edhe gjendje më të lehta post-covid.

Related posts

Grubi: Kuvendi jep dritë jeshile propozimit të Qeverisë për heqjen e kufirit me Kosovën

Gazetamax.mk

Rrëshqitje të dheut në rrugën Dellçevë-Pehçevë-Berovë

Gazetamax.mk

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

Gazetamax.mk