GazetaMax
Lajme

Kujdes/ Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

Shkup, 3 janar – Për shkak të mjegullës në disa akse rrugore përgjatë shtetit është ulur dukshmëria.

Siç informoi sot pasdite Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” dukshmëri të ulur prej 100 deri 150 metra ka  në akset rrugore Manastir – Prilep, Negotinë – Demi Kapi – Udovë, Shkup – Veles dhe Veles – Shkup, prej 50 deri 60 metra në akset rrugore Shtip – Radovish – Strumicë, Ohër – Strugë, Ohër – Resnjë, Koçan – Vinicë dhe Veles – Shtip dhe deri 100 metra në aksin rrugor Shën Nikollë – Kumanovë dhe në qafën malore Pletvar.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër disa rrugë të lagështa.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve më të imëta të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Nga atje theksojnë se ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdimisht janë në teren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. Të gjitha informacionet më të hollësishme pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i marrin në telefonin kujdestar 02 25 61 502.

Related posts

Familjarët e viktimave në Llaskarcë kërkojnë aktvendim sa më të shpejtë nga Gjykata

Gazetamax.mk

Shpërthen zjarr në Ministrinë e Kulturës, nuk ka të lënduar

Gazetamax.mk

Tryezë e rrumbullakët “Përparimi i cilësisë së arsimit inkluziv të fëmijëve me pengesa në zhvillim”

Gazetamax.mk