GazetaMax
Ballina

Kujdes me shurupin e kollës/ Mjekët: Në asnjë rast mos e përdorni pa rekomandim nga specialisti

Organizata Botërore e Shëndetësisë po konsideron mundësinë për të këshilluar familjet në të gjithë botën për të rishikuar përdorimin e shurupeve të kollës tek fëmijët. Në të njëjtën linjë janë edhe mjekët pediatër në vendin tonë. Ata thonë se çdo lloj shurupi kolle nuk duhet dhënë tek të vegjlit pa rekomandim nga specialisti.

Në fakt, shpesh këto medikamente u jepen fëmijëve nga prindërit si zgjidhje për kollën.

“Çdo lloj shurupi që merret duhet me rekomandim nga mjeku. Sepse mjeku kur e jep shurupin i referohet natyrës së klinikës që ka dhe i jepet produkti që duhet. Prindërit të mos marrin përsipër të mjekojnë vet.”

Në këtë periudhë të ngarkuar me grip dhe viroza të tjera, fëmijët janë ata që po i vuajnë më së shumti pasojat. Sipas mjekëve agresiviteti i sëmundjes ka bërë që të vegjlit të manifestojnë temperaturë të lartë që ka raste që zgjat edhe 10 ditë.

Mjekët pediatër u bëjnë thirrje prindërve të mos neglizhojnë rastet kur fëmija ka kollë dhe temperaturë të lartë, pasi në qarkullim është dhe virusi respirator sinsicial i cili komplikon më së shumti foshnjet.

Related posts

Zëvendës drejtori Hasani: Intelegjenca artificiale do të përmirësojë analizën e rrezikut në Doganë

Gazeta Max

Dezo vjen me projektin e dytë, kënga ritmike e sjellë me plot shije

Gazeta Max

Artjola Toska flet për lajmet mbi shtatzëninë: E mora me shaka, por…

Gazeta Max
Ballina

Kujdes me shurupin e kollës/ Mjekët: Në asnjë rast mos e përdorni pa rekomandim nga specialisti

Organizata Botërore e Shëndetësisë po konsideron mundësinë për të këshilluar familjet në të gjithë botën për të rishikuar përdorimin e shurupeve të kollës tek fëmijët. Në të njëjtën linjë janë edhe mjekët pediatër në vendin tonë. Ata thonë se çdo lloj shurupi kolle nuk duhet dhënë tek të vegjlit pa rekomandim nga specialisti.

Në fakt, shpesh këto medikamente u jepen fëmijëve nga prindërit si zgjidhje për kollën.

“Çdo lloj shurupi që merret duhet me rekomandim nga mjeku. Sepse mjeku kur e jep shurupin i referohet natyrës së klinikës që ka dhe i jepet produkti që duhet. Prindërit të mos marrin përsipër të mjekojnë vet.”

Në këtë periudhë të ngarkuar me grip dhe viroza të tjera, fëmijët janë ata që po i vuajnë më së shumti pasojat. Sipas mjekëve agresiviteti i sëmundjes ka bërë që të vegjlit të manifestojnë temperaturë të lartë që ka raste që zgjat edhe 10 ditë.

Mjekët pediatër u bëjnë thirrje prindërve të mos neglizhojnë rastet kur fëmija ka kollë dhe temperaturë të lartë, pasi në qarkullim është dhe virusi respirator sinsicial i cili komplikon më së shumti foshnjet.

Related posts

Gjestet romantike që jua bëjnë lidhjet më të fortë se asnjëherë më parë

Gazeta Max

Me këtë datë ndërrohet ora

Gazeta Max

Kura e duhur bimore që funksionon kundër ënjtjes së këmbëve

Gazeta Max