GazetaMax
Lajme

Kujdes/ Mjegull në disa akse rrugore

Shkup, 22 dhjetor – Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30 – 50 metra sonte ka në aksin rrugor Shkup – Zhelinë – Tetovë – Gostivar, deri 100 metra në rrugën Makedonski Brod – Kërçovë dhe prej 50 deri 100 metra në aksin rrugor Negotinë – Demir Kapi, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Statuja ikonike e Krishtit në Rio de Janeiro ndez debat, përplasje mes kishës dhe shtetit në Brazil

Gazetamax.mk

Ivanovska: Ndikimi politik nuk lejon që lëndët tona të kenë përfundim

Gazetamax.mk

Ukraina thotë se ka vrarë një gjeneral rus, nisin evakuimet në Luhansk, Zelenksy kërkon paqe

Gazetamax.mk