GazetaMax
Lajme

Kumanova ndau 1 milion denarë ndihmë Turqisë dhe Sirisë

Kumanovë, 8 shkurt – Këshilli i Komunës së Kumanovës sot në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të ndajë 1 milion denarë ndihmë për popullatën e vuajtur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri.

Vendimi është marrë unanimisht nga 27 këshilltarët e pranishëm.

“Mjetet janë nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për vitin 2023, nga rezervat rrjedhëse. Mjetet në vlerë prej 1.000.000 denarë do të shpërndahen nga 500.000 denarë për të dyja shtetet”, thuhet në propozim-vendimin drejtuar Këshillit.

Komuna e Kumanovës tashmë ka vendosur kontakte me përfaqësitë diplomatike dhe paratë do t’i derdhen në llogaritë që do t’u dorëzohen atyre sapo të publikohet vendimi në Gazetën Zyrtare.

Related posts

Bënin gara me vetura në Shkup, policia i konfiskon 10 vetura

Gazeta Max

Ish presidenti bullgar: Sjellja agresive ndaj Maqedonisë shkakton urrejtje ndaj Bullgarisë

Gazeta Max

Pendarovski nikoqir i prezantimit të Raportit për zhvillimin njerëzor 2021/2022 të UNDP-së

Gazeta Max