Kurti në një vjetorin e qeverisjes u drejtohet ministrave: Kemi punuar pa asnjë skandal, kemi vullnetin e dijen për t’i kaluar sfidat për kombin

Date:

Kurti-ministrave: Kemi punuar pa asnjë skandal, kemi vullnetin e dijen për t’i kaluar sfidat për kombin.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se për një vit qeverisje kanë punuar pa e pasur asnjë skandal, me transparencë e llogaridhënie, shkruan Gazeta Express.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti deklaroi se kjo gjë nuk është parë më herët në qeverisjes e kaluara.
E për këto arritje ai falënderoi ministrat duke u thënë se kanë bërë punë shembullore.
“Punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit,. Andaj ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipit e kolegët tuaj në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë”, deklaroi Kurti.
Ndër të tjera, Kurti iu tha ministrave se edhe këtë vit i pret punë e madhe në qeverisje.
“Nevojitet edhe një vit tjetër që të arrijmë në gjysmën e mandatit, prandaj kemi shumë punë këtë vit, por nuk ka dyshim që me vullnetin që kemi, dijen që kemi, përvojën që kemi fituar, nuk ka sfida të cilat nuk do t’i kalojmë së basku për hir të popullit, shtetit e kombit tonë”, deklaroi më tutje ai.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës...

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e drunjëve, asnjë investim

Përkundër faktit se në Parqet Nacionale me ligj është...

Klinika Universitare Reumatologjike pjesëmarrëse në Kongresin Reumatologjik EULAR 2023 në Milano

Klinika Universitare Reumatologjike me stafin e saj merr pjesë...