GazetaMax
Lajme

Kush është punonjësja e AKSHI-t në Shqipëri që do të transportonte drogën në Maqedoni

Shkup, 29 Dhjetor – Erisa Fero, punonjëse e AKSHI-t, specialiste e IT-së në Shqipëri është një prej të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Korçë.

Ishte 28-vjeçarja që merrte sasinë e drogës në Tiranë dhe e transportonte në Qafë Thanë me destinacion Maqedoninë.

Kanabisi do të dërgohej në Maqedoninë e Veriut përmes liqenit të Ohrit, ku do të shpërndahej në doza më të vogla.

Gjatë operacionit antidrogë në qarkun e Korçës janë sekuestruar 58 kg lëndë narkotike kannabis.

Gjatë operacionit të koduar “Restart 13”, u arrestuan Erisa Fero 28 vjeç, Likë Basha 32 vjeç dhe i mituri M. K. 17 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Në Qafë Thanë policia ka konstatuar automjetin tip “Volkswagen” pranë të cilit ndodhej shtetasi Likë Basha, ndërsa droga u gjet në bagazh.

Related posts

Mickoski tha se BDI do të mbetet në opozitë, reagojnë integristët

Gazeta Max

Në Kumanovë nisi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Ditët e Komedisë”

Gazeta Max

Edhe Komisioni Europian dëshiron fillim të negociatave me BE-në deri në fund të Qershorit

Gazeta Max