GazetaMax
Lajme

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Shkup, 21 dhjetor – Deputetët pasdite e vazhduan debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së konsiderojnë se ky buxhet është i pazhvilluar, social dhe prandaj, siç thonë, do të kemi inflacion galopant dhe qytetarët do të përjetojnë varfëri edhe më të madhe. Ata theksuan se ka shkurtime në shumë ministri, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve janë ulur nga 10 në 22 për qind në lidhje me projektet e ujësjellës kanalizimeve për komunat, në MMJPH ka ulje drastike të zërat në sektorin e menaxhimit të ujërave me 12.2 milionë euro. Në të njëjtin buxhet, siç thonë ata, keni shkurtuar një miliard denarë për pagesën e subvencioneve direkte në bujqësi.

Në pjesën e pasdites të debatit u diskutua edhe për arsimin fillor, për programet dhe projektet e ndryshme që janë realizuar deri më tani në sistemin tonë arsimor, për gabimet në tekste, reformat, digjitalizimin, qasjen ndaj autorëve të librave… , ndërtimin e kopshteve, si dhe për pagën, standardin e qytetarëve, inflacionin, ekonominë, ekonominë gri…

Siç paralajmëroi nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023 do të vazhdojë nesër në ora 12:00.

Misovski dërgoi urim deri tek të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk në vend me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke. 

Related posts

Një vit nga vendimi për ndalimin e qeseve të plastikës, mjedisi aspak nuk është më i pastër !?

Gazeta Max

Prezantohet Islam Abazi shefi i ri i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar: Do të punoj me përkushtim

Gazeta Max

Funksionoi për 3 vjet dhe pati 8 ndërhyrje: Një ambulancë-varkë në Liqenin e Ohrit është nevojë reale

Gazeta Max