GazetaMax
Kuriozitete

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë derbin Juventus- Inter

Caktohet gjyqtari për derbin mes Juventusit dhe Interit.
Massimiliano Irrati do të ndajë drejtësinë në derbin Juventus -Inter të dielën, ndërsa Paolo Silvio Mazzoleni do të jetë në krye të VAR.
AIA ka emëruar gjyqtarët e javës së 31-të të Serisë A, përfshirë ndeshjen e madhe në Torino mes bardhezinjve dhe zikaltërve.
Arbitri ndërkombëtar Irrati është caktuar për përplasjen e Allianz Stadium me Mazzolenin në krye të VAR-it.
Marco Di Bello do të gjykojë një tjetër ndeshje të madhe të dielën, Atalanta – Napoli, ndërsa Livio Marinelli do të jetë zyrtari i ndeshjes Milan – Bologna të hënën mbrëma.
Natyrisht e gjithë vëmendja do të jetë në takimin mes kampionit në fuqi dhe Zonjës së Vjetër, aty edhe ku mund të ketë përparim, në anën tjetër ngecje në garën për titull.

Related posts

Ky lojtar kërkon largimin nga Barcelona

Gazeta Max

Barcelona është e gatshme ta shesë yllin e skuadrës për vetëm 20 milionë euro

Gazeta Max

Calhanoglu: Fitorja ndaj Barcelonës mund ta ndryshojë sezonin e Inter

Gazeta Max