GazetaMax
Kuriozitete

Ky është rikthimi emocionues i Adrianos te Interi

Rikthimi emocionues i Adrianos te Interi.
Legjenda braziliane, Adriano, ishte në mesin e të pranishmëve sonte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes rivalëve, Inter – Milan, në Kupën e Italisë.
“Nerazzurrët” shënuan fitore 3:0 dhe siguruan kalimin për në finalen e madhe të kësaj gare.
Para fillimit të ndeshjes vëmendja ishte te ish-sulmuesi i Interit, Adriano.
Tifozët e Interit bën një pritje madhështore për “Perandorin”, i cili u duk shumë i emocionuar.
40-vjeçari përmes një video të publikuar në “Instgram”, tha se është i lumtur për këtë rikthim të tij në “Meazza”.

“I lumtur që jam me ju Inter”, shkroi Adriano.

Related posts

Origi afër nënshkrimit me Milanin, zbulohet paga

Gazeta Max

Nëse ndodh kjo, Ibrahimoviç pensionohet në fund të sezonit

Gazeta Max

Man Utd i vihet pas këtij mesfushori, marrëveshja duket afër

Gazeta Max