GazetaMax
Lajme

Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, 31-vjeçari i cil mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.

Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit.

Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit.

Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet.

Gjatë ikjes, ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar.

Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë.

Related posts

Merr fund armëpushimi në Gaza, 330 të vdekur nga bombardimet izraelite, kërkohet evakuimi i banorëve! Vritet ministri i Brendshëm i Hamasit

Gazeta Max

Aktivisti i BDI-së Ridvan Selami braktis partinë e tij, i bashkohet VLEN-it

Gazeta Max

ARM e gatshme t’iu përgjigjet obligimeve të NATO-s

Gazeta Max