GazetaMax
LAJME

Kyçyk: Bullgaria edhe një herë duhet të rishikojë qëndrimin ndaj RMV-së

Shkup, 19 prill – Sofja duhet ta rishikojë pozitën ndaj Shkupit, vlerëson eurodeputeti bullgar dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk.

Sipas tij, eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera ballkanike mund të kontribuojë që Bullgaria dhe tërë rajoni të ndjehen më të sigurtë, posaçërisht në situatë të konfliktit ushtarak në kontinentin evropian.

“Interes strategjik i Bullgarisë është të kufizohet me vendet demokratike, të cilat mund të sigurojnë hapësirë të sigurisë, prosperitet dhe mundësi. Tjetrën nuk mund ta sqaroj. Çdoherë në mënyrë tendencioze u jepet hapësirë njerëzve cilët dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të mos jetë pjesë e Bahskimit Evropian. Politikat duhet të ndërtohen në periudhë pak më të gjatë. Dhe nëse shikojmë përmes këtij prizmi të marrëdhlnieve mes Sofjes dhe Shkupit, më duket se do të gjejmë argumente shumë më serioze që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, tha Kyçyk.

Shumë është rëndë, tha eurodeputeti bullgar, t’u sqarohet partnerëve evropianë se cilat janë shkaqet për pengimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht pasi nga Bullgaria doli idea për zgjerimin e saj drejt Ballkanit Perëndimor.

Për raportuesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, KYçyk, garancat evropiane janë zgjidhja e vetme për çështjet e hapura.

Vlladimirov: Shkupi i plotëson kushtet për negociata, në Kriteret e Kopenhagës nuk ka konteste bilaterale

Analisti edhe ekspert bullgar për Ballkanin, Blladimir Vlladimirov, megjithatë, thekson se aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është përshkruar qartë në Kriteret e Kopenhagës dhe atje janë theksuar parimet fundamentale të Unionit.

“Ato janë qeverisja e të drejtës, liria e mediave, liria e shprehjes dhe kështu me radhë. Në Kriteret e Kopenhagës nuk ka konteste bilaterale. Maqedonia e Veriut i plotëson kriteret për fillimin e negociatave dhe për këtë arsye , vetoja e Bullgarisë nuk mbahet shumë ligjërisht. Në procesin e negociatave për anëtarësim në NATO, aleatët dhe fqinjët tanë nga Turqia nuk na vendosën kushte që të heqim dorë nga Epopeja e Shipkës. Ata e pranuan leximin tonë dhe të tyre të historisë. Pak më vonë, kur u bëmë anëtarë të BE-së, aleatët dhe miqtë tanë nga Greqia nuk na vendosën kushte për të shkruar në librat bullgarë se alfabeti ynë dhe krishterimi e kanë origjinën prej tyre. Fqinjët tanë sillen në mënyrë evropiane. Pritjet e njëjta janë edhe nga Bullgaria. Sipas rregullave të reja të BE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë një proces shumë të gjatë të aderimit, i cili mund të zgjasë 7-8 vjet”.

Në këtë periudhë, thotë Vlladimirov, mund të zgjidhen të gjitha kontestet.

“Bashkimi Evropian ka potencial të bëhet garanci për zgjidhjen e problemeve tona me Maqedoninë e Veriut”, konsideron Vlladimir Vlladimirov.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “Parandalimi dhe monitorimi i korrupsionit në gjyqësor”

e-max

Seancë urgjente e këshillit të Shkupit për pagat e të punësuarve në NQP

e-max

Jeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike

e-max