GazetaMax
LAJME

Ibraim falenderon bashkëqytetarët edhe pse nuk u zgjodh si kryetar komune

Shkup, 19 prill – Pas zgjedhjeve të përsëritura të dielën në Qendër Zhupë, kandidati për kryetar komune, Arjan Ibraim i falenderoi të gjithë bashkëqytetarët dhe mërgimtarët për mbështetjen masovike, edhe pse nuk u zgjodh kryetar përshkak mos pasjes së cenzusit, transmeton Zhurnal.

“Të nderuar bashkëqytetarë, vëllezër mërgimtarë! Në emër timin dhe në emër të gjithë që ngelën kur ju përsëri ikët, thellësisht nga zemra ju falenderoj. Tek ju e shoh veten dhe vizionin tim se kjo dje nuk përfundoi dhe nuk do të përfundojë! Secili prej jush është një patriot dhe një qytetar i ndershëm i kësaj komune. Secili prej jush është një Arijan! Të vërtetën secili tanimë e pa”, ka shkruar Ibraim në FB.

Ibraim i cili ishte kandidat i Partisë Demokratike Turke në zgjedhjet e përsëritura mori 1887 vota, kundrejt kandidatit tjetër Shain Shaqir, nga partia për bashkim kombëtar të turqve, i cili mori vetëm 165 vota.

Ibraim e akuzoi Shaqirin se ka bërë thirrje për mos dalje në zgjedhje, duke shtuar se as ai vet nuk ka dalë në zgjedhje, që sipas tij, vërteton se nuk i’a dëshiron të mirën komunës dhe asnjëherë nuk do të mund ta udhëheqë.

Në zgjedhjet e pardjeshme, nga gjithsej 7077 personave me të drejtë vota, votuan vetëm 2021 persona, që paraqet vetëm 29,97% e votuesve, e që është rreth katër përqind më pak se cenzusi i nevojshëm.

Numër i madh i banorëve të Zhupës së bashku me Ibraim, përcollën rreeth 700 mërgimtarë nga Italia të cilin kishin ardhur për të votuar.

Tjerat zgjedhje do të mbahen në gusht./Zhurnal.mk

Related posts

Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

e-max

Milanoviq në samitin e NATO-s propozoi që Kosova të pranohet në organizatë

e-max

Bulizimi, një fenomen normal në shkolla!

e-max