GazetaMax
Lajme

Lajçak tregon propozimin e vendeve të Quintit që u refuzua nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka marrë kritika të mëdha.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka treguar se ishte Qeveria e Kosovës ajo që refuzoi propozimin e vendeve të Quintit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Lajcak shpreson se refuzimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë nuk do të ndikojë në bllokimin e dialogut.
“Jo, nuk po e vendos procesin në akull – të paktën kështu shpresoj. Por, sigurisht, ne kemi qenë të përfshirë në përpjekjet për të lehtësuar një marrëveshje për zgjedhjet, sepse çfarëdo vendimi që do të merrej, do të kishte ndikim në situatën në terren. Për mua, si ndërmjetësues [i dialogut], është jashtëzakonisht e rëndësishme që atmosfera të mbetet konstruktive, në mënyrë që ne t’i vazhdojmë takimet tona dhe të kemi dy palë të gatshme për të rënë dakord për gjërat.
Pra, ka pasur një përpjekje – të udhëhequr nga Quint-i dhe me përfshirje aktive të Bashkimit Evropian për gati dy muaj – për të gjetur një formulë që do t’i akomodonte ndjeshmëritë e të dyja palëve. Por, në fund, propozimi i Quint-it nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës. Pra, nuk ka marrëveshje dhe nuk do të ketë zgjedhje [serbe] në territorin e Kosovës”, tha ai.
Lajcak tregon se cili ishte propozimi i vendeve të Quintit.
“Po, propozimi ka sugjeruar që kanali i vetëm zyrtar i komunikimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, përkatësisht oficerët ndërlidhës, të përdoren për të përcjellë kërkesën e Serbisë [për zgjedhjet] tek autoritetet e Kosovës. Por, kjo nuk është parë si një gjë e kënaqshme ose e mjaftueshme nga Qeveria e Kosovës, e cila ka kërkuar komunikim të drejtpërdrejtë midis qeverive.
Por, siç e thashë, ka ndjeshmëri te të dyja palët. Zyrat ndërlidhëse janë i vetmi kanal komunikimi që ekziston mes dy qeverive. Nëse do të kishim komunikim normal ndërshtetëror midis Serbisë dhe Kosovës, atëherë nuk do të kishte nevojë për dialog. Dialogu zhvillohet për t’i normalizuar marrëdhëniet. Andaj, Quint-i ka bërë përpjekje t’i adresojë ndjeshmëritë, por, për fat të keq, nuk ka funksionuar”, shtoi ai.

Related posts

Ngjarje solemne dhe ekspozitë në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta në Ukrainë

Gazetamax.mk

Policia me kontrolle në këmbimoret e Shkupit, konstatohen parregullsi në dy prej tyre

Gazetamax.mk

Arrestohen dy persona nga Dibra, u gjendet marihuanë

Gazetamax.mk