GazetaMax
Lajme

Lajçaku thotë se nuk po e ka të lehtë, ndan detaje pas takimit me Bislimin

Ndërmjetësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se “nuk ishte e lehtë” të diskutohej mbi tematikat që preokupojnë këtë dialog.
Lajçak këto deklarime i ka bërë në ‘Twitter’, duke falënderuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për, siç e quan ai “qasjen konstruktive”.
“Faleminderit Zëvendëskryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi, që erdhe në Bruksel sot. Diskutimet tona për tematikat e rëndësishme për dialogun nuk ishin aq të lehta. E çmoj qasjen konstruktive të tij dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia nuk kanë mbajtur takim në nivel të lartë dialogu që nga korriku i vitit të kaluar.

Related posts

Është gjetur personi nga Kumanova, të cilin e kërkonte policia dhe familja e tij 

Gazeta Max

Kush është lideri Suprem i Iranit dhe si e mban pushtetin prej 30 vitesh

Gazeta Max

Paraburgim për dy shtetas bullgar, mashtruan një banore të Shkupit për 8000 euro

Gazeta Max