GazetaMax
SPORT

Lamtumirë Barcelonë, Depay po rikthehet në Premierligë

Klubet e Ligës Premier janë në radhë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, i cili ka humbur vendin e titullarit në Camp Nou.
Pas vetëm një sezoni me Barçën, Memphis mund të shitet këtë verë me kontratën e tij që është vlefshme vetëm deri në vitin 2023.Megjithatë, interesimi për sulmuesin holandez nuk mungon dhe ai vjen kryesisht nga kampionati elitar anglez, ku e duan tri klube.
Sipas mediumit Superdeporte, Arsenali, Neëcastle United dhe Evertoni janë të interesuar për transferimin e holandezit.

28-vjeçari iu bashkua Barçës verën e kaluar nga Olympique Lyon në një marrëveshje si lojtar i lirë dhe ishte shumë i rëndësishëm në stinorin vjeshtor.
Por, ardhja e Xavit dhe transferimet e janarit kanë limituar paraqitjet e Depayt, i cili po luan pak minuta tashmë.
Depay tani mund të largohet në verë, me trajnerin e Barçës, Xavi që kërkon një lloj tjetër sulmuesi për sistemin e tij.

Related posts

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

e-max

Liverpooli fiton bindshëm në udhëtim te Benfica

e-max

Mungesa të mëdha nga Inter për ndeshjen ndaj Bolognas

e-max