GazetaMax
Kuriozitete

Laporta e konfirmoi se Barça ka nënshkruar me dy lojtarë, mësohen emrat e tyre!

Laporta e konfirmon: Kemi nënshkruar me dy futbollistë
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se tashmë kanë siguruar transferimin e dy futbollistëve.
Laporta zbuloi se njëri prej tyre është mesfushor, kurse tjetri qendërmbrojtës, por nuk zbuloi emrat e tyre.
“Ne kemi finalizuar dy nënshkrime për sezonin e ardhshëm. Një mesfushor dhe një qendërmbrojtës. Por, nuk mund t’i them emrat e tyre”, tha ai për “RAC1”.
Kujtojmë se kohëve të fundit është raportuar se Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë futbollistët që kanë arritur marrëveshje me klubin katalunas.

Të dy futbollistët në “Camp Nou” pritet të kalojnë si lojtarë të lirë, pasi kontratat e tyre me Milanin, respektivisht Chelsean, skadojnë me 30 qershor.

Related posts

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazeta Max

“Dua një klub që synon Ligën e Kampionëve”, Pochettino zbulon ambicien

Gazeta Max

Pochettino – Man United, vjen lajmi i fundit nga Anglia

Gazeta Max