Legjenda e Liverpoolit kritikon Mohamed Salahun për postimin e tij në lidhje me finalen ndaj Real Madridit

Legjenda e Liverpoolit, Didi Hamann, ka kritikuar Mohamed Salah për postimin në Tëitter në lidhje me kundërshtarin e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madridin, pasi këta të fundit eliminuan Manchester Cityn.
Do të jetë një përsëritje e finales së vitit 2018, ku Liverpooli do të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.
Pasi u tregua shumë i fortë për Villarrealin dhe siguroi një fitore me rezultat të përgjithshëm 5-3 ndaj skuadrës së Unai Emery, Liverpooli dukej se do të takohej me Man Cityn në finalen e 28 majit, pasi në momentet e fundit të ndeshjes ishin duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-3 ndaj Real Madridit.
Por Real Madrid shënoi dy gola në kohën shtesë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime dhe për ta fituar pastaj.

Një ditë para kësaj ndeshje, Salah zbuloi se dëshironte të përballej me Real Madridin në finale, pasi ai e kishte humbur një finale në vitin 2018 me rezultat 3-1.
Sulmuesi egjiptian e filloi lojën, por u detyrua të largohej me një dëmtim në mes të pjesës së parë pasi u faullua nga ish-mbrojtësi i Rea Madridit, Sergio Ramos.
Salah duket se dëshiron një hakmarrje ndaj Real Madridit dhe këtë e ka postuar edhe në Twitter.

Të fundit në përqindje