GazetaMax
Ballina

Libraria e Vatikanit: Historia e një thesari gjigand

Libraria e Vatikanit: Historia e një thesari gjigand

Provat e ekzistencës së scrinium-it të Kishës Romane, e cila ishte edhe librari edhe arkiv, datojnë pas në shekullin katër. Në shekullin e gjashtë ajo u vendos nën primicerius notariorum, dhe në fund të shekullit të tetë, u emërua i pari Kardinal Librar i Kishës, i cili luante gjithashtu rolin e kancelarit. Për arsye që mbeten të paqarta, libraritë më të hershme papnore dhe arkivat, u shpërndanë në gjysmën e parë të shekullit 13. Koleksionet e reja të grumbulluara nga Papët e shekullit 13, të cilët mund të rindërtohen falë një inventari që kreu Bonifaci VIII, u zhvendosën pas vdekjes së tij, fillimisht në Peruxha, më pas në Assisi dhe në fund në Avignon, një proces gjatë të cilit pati humbje të konsiderueshme. Në Avignon, Gjoni XXII nisi të ndërtojë një librari të re, e cila u bë pjesë e koleksionit të familjes Borghese në shekullin 17, dhe iu rikthye Selisë së Shenjtë në 1891.

Themeluesi i librarisë moderne të Vatikanit ishte Papa Nikola V (Tomazo Parentucelli). Kur ai u zgjodh në mars 1447, koleksioni i Vatikanit kishte afro 350 dorëshkrime latine, si dhe disa greke e hebreje, të cilët përshkruhen në një inventar të kryer nga pasardhësi i tij Eugjeni IV. Kjo trashëgimi, së bashku me librat e vetë Nikola V, përbën fillimin e koleksionit, të cilin Nikola V e zgjeroi bujarisht, duke urdhëruar që të bliheshin dorëshkrime në të gjithë tregjet e Evrpës dhe Lindjes, dhe që dorëshkrimet e reja të hartoheshin nga një ekip shkruesish. Nga inventari i kryer pak pas vdekjes së tij në 24 mars 1455, dhe nga burime të tjera, duket se ai la pas më shumë se 1500 dorëshkrime, duke e bërë koleksionin Papnor, më të madhin në Evropë në atë kohë.

Related posts

Dy truke që ta marrësh i pari valixhen tënde në aeroport

Gazetamax.mk

Pse është qumështi kaq i rëndësishëm për fëmijët e vegjël

Gazetamax.mk

Të flasësh dy gjuhë, i sjellë dobi trurit

Gazetamax.mk