GazetaMax
Adrenaline

Liridon Fazliu  e dërgon në gjumë serbin Markovic

Liridon Fazliu të shtunën ka shkëlqyer në ringun e Belgjikës duke arritur një fitore me nokaut edhe atë ne raundin e trete ndaj serbit, Stefan Markovic i cili kishte paralajmëruar se po shkon ne Belgjike për te fituar. Liridoni qysh nga fillimi i ndeshjes filloj duke e goditur kundërshtarin e tij dhe ishte i vendosur qe kete ndeshje te përfundoi me KO dhe ja arriti pas një goditje shume të fuqishme ku edhe dërgoi kundërshtarin në gjum. Kjo fitore atë e gëzoi shumë dhe e festoi të njëjtën disa orë si në palestër ashtu edhe jashtë saj.
“Të them drejtën nuk kam prit se do ta mposhti me KO pasi kundërshtari ka shumë përvojë, mirëpo fakti që ishte sërb mua më motivoi më shumë dhe doja që ta goditja fort dhe të përfundoj ndeshjen me KO një gjë që e arrita në rundin e 3-të. Falënderoi të gjithë që më mbështetën në këtë ndeshje si dhe familjen dhe sponzorat që po rrinë gjithnjë afër meje”, tha Liridoni, duke shtuar se muajin tjetër e pret ndeshja për titull Belgjike kurse kundërshtar do jetë Leonardo Strynckx ku edhe pret një ndeshje shume të fortë pasi edhe kundërshtari është shumë i përgatitur.

RemasterDirector_V0

Related posts

Çerek finalja e Ligës së Kampionëve, sonte luhen këto dy super ndeshje

Gazetamax.mk

PSG janë të interesuar për Lucas Hernandez

Gazetamax.mk

Romagnoli arrin marrëveshje me gjigantin italian

Gazetamax.mk