GazetaMax
Lajme

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Bashkia Shkodër ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare të Velipojës. Që në orët e para të mëngjesit, strukturat e Policisë Bashkiake kanë qenë në terren për të ndaluar çdo tentativë të zaptimit të hapësirës publike të dedikuar për pushuesit.

Në kuadër të këtij operacioni janë vendosur gjoba administrative dhe janë sekuestruar çadra dhe shezllone të vendosura në kundërshtim me rregullat.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, theksoi se kjo fushatë do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit turistik.

“Hapësirat publike pa pagesë, në dispozicion të pushuesve, janë prioritet i Bashkisë Shkodër. Kemi ndërhyrë me vendosmëri për të liruar çdo hapësirë të zënë në mënyrë të paligjshme. Zero tolerancë për këdo që cenon këto hapësira”, – u shpreh Rrustemi.

Related posts

Jolevski: Puna e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazeta Max

Pesë zjarre aktive këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Drashkoviç thotë se është opozita e vetme ndaj Vuqiçit

Gazeta Max