GazetaMax
Lajme

Llojani në alarm/ Zjarri mbi fshat nën kontroll, thotë drejtori Ali

Zjarri mbi fshatin Llojan, Komuna e Likovës, është lokalizuar dhe pjesërisht i shuar. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali ka njoftuar se fshati është plotësisht i mbrojtur, ndërsa intensiteti i djegies në pyllin me pisha është zvogëluar ndjeshëm.

Në aksion morën pjesë helikopteri i MPB-së, zjarrfikësit e Kumanovës, ekipet e Pyjeve Kombëtare dhe qytetarët, duke ndihmuar në kufizimin e zjarrit.

“Si drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, koordinova personalisht aktivitetet në terren, duke siguruar bashkëpunim mes institucioneve dhe reagim të shpejtë për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së tyre. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin profesional dhe përkushtimin”, tha Ali.

Related posts

Babai në Drenas raporton se i është dhunuar vajza

Gazeta Max

Bernard Nikaj thotë se Donika Gërvalla në takime ta çon mallin e një këshilltareje që ka shku për shënime

Gazeta Max

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Gazeta Max