Lojtarët me çmimin më të lartë në Ligën Premier nga secila moshë

Suksesi që Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë në fushën e futbollit në moshën 37-vjeçare është thjesht i jashtëzakonshëm.
Manchester United ka pasur vështirësi këtë sezon, por portugezi ka qenë një nga performuesit e tyre më të mirë.
Ai ka shënuar 23 herë në 36 ndeshje në sezonin 2021/22 dhe ende arrin të impresionojë javë pas javësh.
Pavarësisht se është 37 vjeç, Ronaldo mund të luajë ende për pothuajse çdo ekip në futbollin botëror.
Nuk është çudi që pesë herë fituesi i Topit të Artë është lojtari më i vlefshëm i moshës së tij në Ligën Premier.
Por, cilët lojtarë të tjerë të elitës së futbollit anglez janë më të vlefshëm për moshën e tyre?

Përmes Transfermarkt, janë listuar lojtarët më të vlefshëm në çdo moshë nga 17-40 vjeç:
17: Evan Ferguson (Brighton) – 360 mijë funte
18: Shola Shoretire (Manchester United) – 2.7 milionë funte
19: Tino Livramento (Southampton) – 22.5 milionë funte
20: Bukayo Saka (Arsenal) – 58.5 milionë funte

21: Phil Foden (Manchester City) – 81 milionë funte
22: Jadon Sancho (Manchester United) – 72 milionë funte
23.Trent Alexander-Arnold (Liverpool) – 73 milionë funte
24.Ruben Dias (Manchester City) – 67.5 milionë funte
25.Rodri (Manchester City) – 63 milionë funte
26.Jack Grealish (Manchester City) – 72 milionë funte
27.Bruno Fernandes (Manchester United) – 81 milionë funte
28.Harry Kane (Tottenham Hotspur) – 90 milionë funte

29.Mohamed Salah (Liverpool) – 90 milionë funte
30.Kevin De Bruyne (Manchester City) – 81 milionë funte
31.N’Golo Kante (Chelsea) – 45 milionë funte
32.Michail Antonio (West Ham) – 10.8 milionë funte
33.Nemanja Matic (Manchester United) – 5.4 milionë funte
34.Jonny Evans (Leicester City) – 4.5 milionë funte
35.Hugo Lloris (Tottenham Hotspur) – 6.3 milionë funte
36.James Milner (Liverpool) – 1.8 milionë funte

37.Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 31.5 milionë funte
38.Andy Lonergan (Everton) – 225 mijë funte
39.Ben Foster (Watford) – 270 mijë funte
40.Willy Caballero (Southampton) – 225 mijë funte
Yjet më të vlefshëm të Ligës Premier janë Salah dhe Kane, që të dy vlerësohen në 90 milionë funte.
Megjithatë, Liverpool dhe Tottenham pa dyshim do t’i vlerësonin yjet e tyre më lart se kaq.
Në moshën 37-vjeçare, Ronaldo vlerësohet në 31.5 milionë funte, një shumë e pabesueshme për dikë të moshës së tij.
Vlera e tij është shumë më e lartë se çdo lojtar i Ligës Premier mbi moshën 32 vjeç.
Ndër lojtarët që nuk janë më të vlefshmit në moshën e tyre përfshijnë Raheem Sterling (humbet nga Fernandes), Heung-min Son (humbet nga Salah), Sadio Mane (humbet nga De Bruyne) dhe Declan Rice (humbet nga Alexander-Arnold). 

Të fundit në përqindje