GazetaMax
Lajme

Lotaria Shtetërore demanton ashpër dezinformatat nga opozita shqiptare

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut demanton ashpër dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura nga opozita shqiptare për gjoja hapjen e procedurës tenderuese për 2 mijë aparate dhe 2 mijë karrige të reja për lojërat e fatit.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut informon opinionin e gjerë se nuk ka pasur dhe nuk ka një procedurë të tillë tenderuese, dhe se informacionet plasohen për qëllime politike dhe për të dëmtuar imazhin e Lotarisë Shtetërore.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut kërkon nga eksponenti i opozitës shqiptare që liferojë këto informacione në pres-konferencë me media, por edhe nga koalicioni i opozitës shqiptare që të kërkojnë falje për informacionet e pavërteta të plasuar në opinion, ndryshe do te përballen me padi për shpifje dhe dëmtim të qëllimshëm te imazhit.

Related posts

Mariçiq: Reformat janë shumë më tepër se ligjet e reja të BE

Gazeta Max

Pushteti dhe opozita u bashkuan në mbrojtje të vlerave antifashiste mbi të cilat bazohet shteti

Gazeta Max

Në fund të muajit skadon marzha e çmimeve, ekspertët presin rritje të inflacionit

Gazeta Max