GazetaMax
Lajme

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë reagon ndaj akuzave të opozitës

Lotaria Shtetërore, si garantuese e vetme e organizimit të përgjegjshëm dhe të
kontrolluar të lojërave të fatit dhe shoqëri me përgjegjësi shoqërore e themeluar nga
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të sqarimit të gjendjes së
shkaktuar nga informacionet e pabazuara dhe të pa verifikuara në media, dhe për t’iu
përgjigjur pyetjeve të shumta nga pala tjetër, e njoftojmë publikun me informata të
plota dhe korrekte.

Lotaria Shtetërore, në tërësinë e saj, në të gjithë funksionimin e saj respekton
dispozitat e Ligjit për Lojërat e fatit dhe legjislacionin e plotë të rregullores ligjore
pozitive, në çdo segment të funksionimit të saj.

Për sa i përket mënyrës së organizimit të lojërave të fatit on-line, theksojmë se edhe
në vendin tonë, ashtu si në të gjitha vendet e tjera me ekonomi tregu funksionale, e
njëjta është edhe çështje e politikës legjislative të shtetit, i cili vendos për mënyrën e
organizimit të lojërave të fatit, pa cenuar apo vënë në pikëpyetje tregun e lirë,
barazinë e subjekteve të tregut dhe lirinë e sipërmarrjes.

Duke pasur parasysh se e drejta për organizimin e lojërave të fatit on-line është e
drejtë ekskluzive e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo realizohet përmes
Lotarisë shtetërore, dhe duke u nisur nga veprimtaria specifike e cila, si e tillë, prek
aspektet sociologjike që janë me interes publik, është e nevojshme të imponohen
nevoja për marrjen e të gjitha masave dhe aktiviteteve të nevojshme për lojërat dhe
kontrollin e përgjegjshëm, por edhe për mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në lojërat
e fatit on-line.

Në funksion të zbatimit të parimit të organizimit të përgjegjshëm dhe të kontrolluar të
lojërave të fatit on-line, në procedurë është zbatimi i procedurës transparente dhe të
mbështetur ligjërisht për përzgjedhjen e personave juridikë me qëllim të dhënies së
marrëveshjes për kontribut të përbashkët në lojërat e fatit on-line në të cilat dominon
pjesëmarrja me 51% që e ka Lotaria shtetërore. Në këtë fazë të procedurës, e cila
kryhet në mënyrë të ligjshme dhe transparente, ju njoftojmë se më shumë se 10
kompani kanë dorëzuar dokumentacionin e tenderit në vijim të Thirrjes Publike, ku
më shumë se gjysma janë shoqëri të organizimit të lojërave të fatit të themeluara
dhe me seli në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Numri i madh i dokumenteve të mbledhura tregon për procedurën e zhvilluar në
mënyrë transparente me publikimin e njoftimit në shtypin ditor në gjuhën 2/1Државна лотарија
maqedonase dhe në gjuhën shqipe, në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, si dhe në një gazetë ndërkombëtare nga fusha e lojërave të
fatit. E njëjta vë në dukje parimin e konkurrencës që respektohet në të gjithë
procedurën në mënyrë që të lejojë sa më shumë persona juridikë të marrin pjesë në
të.

Në këtë mënyrë, Shteti, nëpërmjet Lotarisë shtetërore, merr nën kontroll këtë
aktivitet specifik në lojërat e fatit – lojërat e fatit në internet, për të mbrojtur qytetarët
nga loja e pakontrolluar në platformat e huaja dhe në të njëjtën kohë për të
parandaluar daljen e mjeteve jashtë vendit, në vend që ato të shkojnë drejtpërdrejt
në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lotaria Shtetërore është anëtare e Shoqatës Evropiane të Lotarive, e cila funksionon
sipas standardeve evropiane dhe i respekton kriteret e larta të organizimit të
përgjegjshëm të lojërave të fatit në Evropë dhe në Botë. Si kompani shtetërore, ajo
mbron përfshirjen e të gjithë bashkëpunëtorëve të saj në familjen e Asociacionit
Evropian, që do të thotë se angazhohet edhe për ngritjen e standardeve të tyre të
funksionimit. Lotaria shtetërore qëndron përgjegjëse edhe para Shoqatës Evropiane,
e cila konfirmoi funksionimin e saj me një certifikatë për organizimin e përgjegjshëm
të lojërave të fatit.

Duke mos hyrë në spekulimet dhe në të pavërtetat e paraqitura në lidhje me
procedurën pas Thirrjes Publike të publikuar, në këtë mënyrë theksojmë nevojën
derisa procedura është në zhvillim e sipër, që opinioni të mos informohet me
informacione të pa verifikuara dhe të pasakta, d.m.th. të publikohet pa u konfirmuar
nga shërbimet profesionale të Lotarisë shtetërore.

Duke pasur parasysh ekzistimin e neneve që mund të mashtrojnë opinionin se e
drejta për pjesëmarrje të personave vendas dhe të huaj në procedurën për dhënien
e kontratës së sipërmarrjes së përbashkët është e kufizuar në çfarëdo mënyre,
theksojmë se qëllimi dhe mënyra në të cilën zhvillohet e gjithë procedura është nxitja
e konkurrencës në veprimtarinë e lojërave të fatit dhe shkatërrimin e monopolit duke
përzgjedhur partnerët e biznesit të Lotarisë shtetërore për krijimin e shoqërive të reja
për organizimin e lojërave të fatit në internet.

Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin për të informuar publikun se Lotaria shtetërore, si
rezultat i planifikimit dhe menaxhimit transparent dhe profesional të punëve nga ana
e drejtuesve të Shoqërisë, në përputhje me tendencat e tregut në vendin tonë dhe
në botë, rezultatet financiare të Shoqërisë në vitin 2022, në raportet e rezultateve
financiare nga viti paraprak, shënuan rritje prej 32% dhe trend i cili pritet të vazhdojë
edhe në vitet e ardhshme.

Related posts

LSDM: Që nga fillimi i vitit pensionet janë rritur për 10%

Gazetamax.mk

Gjermania hap tregun e punës për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, nga viti 2023 lehtësime

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti nga malësia e Tetovës: Si komb kemi dhënë gjithçka, tash e ka rradhën anëtarësimi në BE

Gazetamax.mk