GazetaMax
Lajme

LSDM mban seancë, mes temave zgjerimi i mundshëm i koalicionit qeveritar

Shkup, 31 janar – Bordi ekzekutiv i LSDM-së sonte mban seancë, ku ndër temat është edhe zgjerimi i mundshëm i koalicionit qeveritar. Në seancën e KE-së, siç konfirmojnë nga partia, do të diskutohet edhe për situatën aktuale dhe masat.

Në pjesë e aktiviteteve për rritjen eventuale të mundshme të shumicës qeverisëse, sot në Qeveri është mbajtur takim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në të cilin, siç tha Taravari, janë sinkronizuar 90 për qind e përcaktimeve programore, por për zgjidhjet kadrovike nuk kanë folur fare.

Taravari tha se hyrja e ASH-së në Kabinetin qeveritar nuk është e prerë, por gjasat për këtë janë të mëdha.

Nga Qeveria, ndërkohë, përmes një komunikate për media bëri të ditur se takimet e punës së kryeministrit me partitë politike parlamentare dhe joparlamentare, të cilat fokusohen në vazhdimin e rrugës evropiane dhe marrjen e vendimeve ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit, do të vazhdojn edhe më tej. Kovaçevski dhe Taravari, siç njoftuan, kanë biseduar për disa tema aktuale lidhur me përcaktimet strategjike të shtetit.

“U diskutuan përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, fillimi i negociatave me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë në BE dhe partneriteti strategjik që Maqedonia e Veriut ka zyrtarizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fokus të bisedimeve mes Kryeministrit Kovaçevski dhe Taravari ishte lufta e padiskutueshme kundër korrupsionit në kuadër të proceseve reformuese që po ndodhin në vend, si dhe procesi i skriningut i cili deri më tani realizohet me sukses por edhe procesi për të sjell vendime dhe reforma që do të kontribuojnë në integrimin sa më të shpejtë të vendit në BE”, theksohet në kumtesën nga takimi.

Related posts

Çfarë duhet të keni parasysh kur planifikoni të zgjidhni një spital privat!?

Gazetamax.mk

Dibra e Peshkopia me 6 paketa të përbashkëta turistike

Gazetamax.mk

“Pazar pa hanxhiun”, partitë e vogla me një njësi rrezikojnë të zhduken fare!

Gazetamax.mk