GazetaMax
Lajme

LSDM: Mickoski hoqi dorë nga protestat, nuk ka mbështetje nga qytetarët

Nga partia në pushtet LSDM thonë se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski hoqi dorë nga protestat që i paralajmëroi në fillim të vitit. Nga LSDM theksojnë se puna katastrofike e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së është një nga arsyet dhe se ata janë zhgënjimi më i madh, pasi siç thonë ata kryetarët më të dobët në histori. “Nuk kanë asnjë projekt të realizuar dhe paratë e qytetarëve shpenzohen vetëm për luks dhe punësime partiake. Pas rrëfimeve dhe aktgjykimeve për rastin ‘Titanik’, me të cilat u vërtetua gjithë krimi i VMRO-DPMNE-së, Mickoski humbi rastin t’u kërkojë falje qytetarëve, të distancohet dhe të japë dorëheqje. Natyrisht që Mickoski nuk e di as ku është”, thonë nga LSDM.

Related posts

Nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave

Gazeta Max

Todorov në “Win-Win”: Ahmeti është ndër politikanët më me përvojë, nuk mund të luajë rolin e tij as LSDM e VMRO

Gazeta Max

Miftaraj: Procesi gjyqësor në Hagë po afrohet në fund

Gazeta Max