GazetaMax
BALLINA

Detaje të reja nga rënia e avionit me 132 pasagjer në jug të Kinës

Aeroplani i tipit Boeing 737 i kompanisë China Eastern Airlines, është rrëzuar me 132 pasagjerët e tij duke shkaktuar zjarr menjëherë pas rënies në Rajonin Autonom Guangxi. Sipas zyrtarëve lokalë, deri tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së avionit.
Aeroplani MU 5735 i cili u nis nga aeroporti Changshui të kryeqyteti Yunnan në Kunming, për të mbërritur në orën 15.07 në Guangzhou, kryeqytetin e provincës Guangdong. Avioni kishte në bordin e tij 123 pasagjerë dhe 9 pjestarë të ekujpazhit.
Mësohet se menjëherë janë nisur forcat e zjarrfikëseve dhe të vetë kompanisë së fluturimit në zonën ku ka rënë edhe aeroplani, ndërkohë rreth orës 15 të pasdites, një brigadë zjarrfikëse e zonës Wuzhou ka shkuar në vendin e ngjarjes.
“Kemi dërguar 25 zjarrfikëse dhe 117 punonjës në zonë, por aksidenti ka ndodhur në një zonë shumë të thellë malore dhe është shumë e vështirë për brigadat e zjarrfikëseve të arrijnë atje”, ka deklaruar njëri nga drejtuesit e brigadas në telefon.
Të dhënat e nxjerra nga informacioni i fluturimit VariFlight, kanë treguar se pasi avioni MU 5735 u nis nga Kunming ishte duke fluturuar në 8869 metra lartësi. Rreth orës 14.19, avioni u zhduk papritur nga radari teksa ishin duke humbur lartësi nga ajo e kërkuar deri në 845 kilometër për orë. Në orë 14.21 minuta, avioni humbi nga sistemi i radarit ADS-B duke humbur edhe sinjalin me kullën e kontrollit të aeroportit.
Duke gjykuar nga të dhënat e fluturimit, nuk ka asnjë informacion nga piloti dhe vendi ku ka rënë avioni. Duket se avioni humbi fuqinë e tij në këtë lartësi të madh duke bërë që edhe piloti të mos ketë mundur ta komandojë dot. Megjithatë, të dhënat specifike do të dalin të qarta vetëm pasi të gjendet dhe të kontrollohet kutia e zezë.
Edhe terreni i thyer malor, e bën shumë të vështirë kërkimin nga punonjësit e shpëtimit. Nga ana tjetër, një numur fluturimesh që duhet të niseshin nga aeroporti i Kunming dhe nga vetë kompania China Eastern Airlines, janë ndaluar për në disa qytete dhe provinca të vendit. Avioni ishte gjithësej 162 vendësh.

Related posts

Drin Ahmeti i kundërpërgjigjet VMRO DPMNE-së

e-max

Partitë e reja, Analistët: Hipokrizi e rreme përballë qytetarëve

e-max

Finlandezët nuk i frikësohen Rusisë: Jemi të përgatitur për luftë

e-max