GazetaMax
Lajme

LSDM: Padrejtësia që na është bërë këto vite do të korrigjohet

Shkup, 16 Qershor – Deputeti nga radhët e LSDM-së, Dime Velkovski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat u shpreh optimist se vendi më në fund do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Siç tha ai, pret që përfundimisht të korrigjohet padrejtësia e shkaktuar në vitet e kaluara.

“Besoj se jo vetëm që e meritojmë, por kemi nevojë edhe për integrim të plotë në BE të këtyre vendeve, në Ballkanin Perëndimor. Të drejtën për të qenë optimist ma jep edhe Holanda, e cila tha me vendosmëri se Maqedonia duhet t’i hapë negociatat. Besoj se padrejtësia që na është bërë ndër vite do të korrigjohet”, tha Velkovski.

Related posts

Mediat në Kosovë të ndara mes të ‘tonave’ dhe të ‘atyre’

Gazeta Max

Grubi: Shumica e re parlamentare ka mbi 65 deputetë

Gazeta Max

DASH mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit

Gazeta Max