GazetaMax
LAJME

Një profesor dhe një mjek, në garë për kryetar dege të ASH në Tetovë

Tetovë, 16 Qershor – Një profesor dhe një kirurg, janë në garë për kryetarë të Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë. Zgjedhja e kryetarit të degës bëhet në prag të zgjedhjeve për Këshillin komunal që pritet të mbahen në muajin gusht. Pas zgjedhjes së kryetarit të degës, do të zgjidhen edhe anëtarët e kryesisë së degës.

Dy kandidatët për kreun e degës në Tetovë janë:

Abush Islami, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Matematikë, Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon profesor në Gjimnazin e Tetovës, ndërsa në politik është aktiv për shumë vite me radhë. Anëtarë i LR-PDSH dhe më pas, Aleancës për Shqiotarët që nga themelimi, aktiv në struktura dhe organizimet e ndryshme partiake.

Ilaz Miftari, mjek specialist i kirurgjisë, i diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë, në Universitetin e Prishtinës. Punon në repartin e kirurgjisë në Spitalin Klinikë të Tetovës.

Ditë më parë, komisioni partiak i përbërë nga kryetari i partisë, z. Ziadin Sela, sekretarja gjenerale Vjollcë Berisha dhe sekretari organizativ, Elmi Aziri, ka intervistuar kandidatët të cilët kanë prezentuar programet e tyre për udbëheqjen e degës. Pas kësaj faze, komisioni do të bëjë përzgjedhjen e kandidatit të cilun do t’ia propozojë Kuvendit të degës. Anëtarët e Kuvendit të degës së ASH Tetovë do ta shqyrtojnë kandidaturën dhe do të votojnë për të njëjtin në mbledhjen e veçantë.

Aleanca për Shqiptarët për herë të parë filloi praktikën e zgjedhjes së kryetarëve të degëve me konkurs. Në shpalljen publike që zgjati një javë, kandidatët e interesuar duhej paraqesin kandidaturën, biografinë dhe programin për udhëheqjen e degës gjatë mandatit katërvjeçar. Kandidati i përzgjedhur nga komisioni qendror duhet më pas të miratohet edhe nga Kuvendi i degës.

Related posts

Tmerr/ Reparti infektiv në Veles nuk ka ngrohje, pacientët braktisin klinikën

e-max

BDI dhe ASh i ikin përballjes me Zeqirija Ibrahimin në Alsat për temën e Komunave me shumicë shqiptare

e-max

Pesë vjet pa Adem Demaçin

e-max