GazetaMax
Lajme

LSDM: Rreziku real i rrugës evropiane janë “E Majta” dhe Apasievi

Shkup, 18 Nëntor – Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “E Majta”, e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, paraqet kërcënim real dhe rrezik real për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Nga LSDM thonë se “E Majta” është e vendosur qartë kundër synimeve strategjike të shtetit, anti-NATO dhe anti-BE.

“Dhe rrezik edhe më i madh është që “E Majta” po e merr peng Hristijan Mickoski, si njeri pa qëndrim, vizion dhe vendosmëri. Zjarrvënës politik Apasiev, me peng Mickoskin, dëshiron ta sjellë vendin në buzë të humnerë”s.

“LSDM dhe forcat demokratike nuk do të lejojnë të braktiset rruga drejt së ardhmes evropiane për shkak të zjarrvënësve të papërgjegjshëm si Apasiev dhe Mickoski. Shteti do të vazhdojë në rrugën e integrimit deri në anëtarësimin e plotë në BE, sepse kjo është garancia për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt”, thonë nga LSDM.

Related posts

Mesdheu dhe Ballkani përfshihen nga i ftohti polar

Gazeta Max

Në 8 muaj numri më i lartë i migrantëve të parregullt shënuar në 6 vjet

Gazeta Max

Në tremujorin e parë shtimi natyror është negativ apo 1567 persona, 2488 martesa, 597 shkurorëzime

Gazeta Max