GazetaMax
Uncategorized

Lufta eventuale shqiptaro-serbe, kufirin e shtynë deri te “Molla e kuqe”!

Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Gjitha gjasat janë që lufta në Ukrainë do zgjas edhe për shumë arsye. Një arsye e logjikshme dhe shumë racionale është edhe ajo se Rusia invazionin e ka planifikuar dhe projektuar si një angazhim ushtarako mediatik, i cili do zhvillohet shpejt dhe furishëm (në formë dhe përmbajtje të një blic krig-ut), ndërkaq, gjithë planimetria ushtarake globale flet se ky invazion, do zgjas me muaj të tërë. Kjo pastaj do reflektoj në pamundësinē qē të hapë fronte tjera të luftës, bile as për një BiH të vogël. Kësaj kur i shtohet edhe një problem tjetër shtesë, ku Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria kanë kaluar në anën e BE-së dhe NATO-s. Putini, s’ka asnjë shancë teorike të hap ndonjē korridor qoftē ai tokësor apo ajror, për në Ballkan.

2. Një tjetër parametër që strategët e gjeopolitikës globale, kur analizojnë “shëndetin” sociopolitik të Ballkanit, është edhe dyfytyrësia a Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, (që e quajnë edhe si Putini i vogë) apo ulja e tij në “dy karrige”! Sepse, Ai në prononcimet e Tija publike fillimisht mbështeti integritetin e Ukrainës dhe iu bashkua dënimit të Rusisë, por e paraqiti atë si presion formal, e në ndërkohë nxitoi t’i shpjegonte Putinit se ky “dënim”është vetëm verbale, sepse rezoluta e OKB-së nuk prodhon e as nuk e detyron askënd!

3. Aleksandër Vuciq, poashtu refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke dërguar kështu mesazhe se dënimi është thjesht një formalitet jodetyrues. Ai aktin e mbështetjes së integritetit të Ukrainës, nuk e bëri (ashtu si mendojnë edhe ca nga Brukseli e Washingtoni) shkaku i Ukrainës, por, shkaku i interesave serbe që Ai ende i projekton në Kosovë. Ai defenitivisht po dërgon kështu mesazh shumë të qartë; se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sepse, duke e neglizhuar këte njohje Ai e mbanë vetën në pushtet deri në pensionim, por, njëkohësisht edhe e prolongon një luftë eventuale me shqiptarët, të cilën sikur ta niste tani dhe në këto rrethana….Ai e di se kufiri shqiptaro serb, do shtyhet deri te “Molla e kuqe”!…

Serbia fare nuk është e interesuar për luftë të cilën e di se do ta humb paraprakisht…! Rusia, do dal fituese e ndonjë cope teritorri. Ama në planet tjera do dal e humbur…

Related posts

YouTube bllokon mediat shtetërore ruse

e-max

Elozh i politikës në periferi!

e-max

Në zoom: Artan Grubi, përballë “dashakeqëve” të “të gjitha ngjyrave”

e-max