GazetaMax
Kuriozitete

Luftëtari meksikan në kafaz nokauton keq arbitrin

Ndeshja në kafaz mes meksikanit, Luis Gonzales dhe garuesit nga Republika e Irlandës, Luis Byrne, si pjesë e gjysmëfinaleve të “IMMAF Super Cup 2022” tërhoqi papritur vëmendjen e publikut, kjo jo për shkak luftës së dy garuesve, por për shkak asaj që i ndodhi arbitrit të kësaj përballje, Skot Manhart.

Rasti i Manhart tregoi edhe një herë se nuk është e lehtë të jesh arbitër në ring, posaçërisht në luftërat e MMA, kjo pasi në vend të ndonjërit prej luftëtarëve, u nokautua vetë arbitri, i cili për disa sekonda u gjend në dysheme.

Skot Manhart e pësoi nga meksikani Gonzales, i cili në tentativë për të goditur me shqelm kundërshtarin e tij, e goditi arbitrin, të cilit iu nevojit ndihma mjekësore për të ardhur në vete.

Related posts

Real Madrid ja sheh ‘hajrin’ luftës në Ukrainë, transferon super lojtarin nga Shakhtar

Gazeta Max

Zyrtare: Roma transferon mbrojtësin turk, Celik

Gazeta Max

Modric- Real Madrid, merret vendimi përfundimtar

Gazeta Max