Magjistratët që do të fusin në burg Vladimir Putin

Nga Dritan Haxhiraj

Erdhi dita që bota e civilizuarë të kërkoj drejtësi për makabritet që njerëzimi ka parë nga dora e një ish-spiuni, të një nga regjimeve më të egra të shekullit të kaluar dhe të këtij që po jetojmë.

Drejtësia iu la në dorë një italiani.

Magjistrati Aitala është 54 vjeç, ish-oficer policie ai jep mësim të së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Luiss të Romës.Bazuar në atë që shkruhet në librin e tij të fundit, gjyqtari Aitala e konsideron të drejtën ndërkombëtare “një mënyrë për të parë botën”.

Ai gjithashtu ka punuar kundër krimit ndërkombëtar në shumë ministri të jashtme si ato të Shqipërisë, Afganistanit, disa shteteve të tjera të Ballkanit dhe Amerikës Latine. Ai ka qenë gjithashtu këshilltar për çështjet ndërkombëtare të ish- presidentit të Senatit Italian,Piero Grasso.

Krimet e Mariupolit dhe trupat e pajetë të mbetura nëpër rrugët e Buçës dhe të gjitha aktet e mjerueshme të kryera në qytete të ndryshme do të gjykohen, nga shkatërrimi i ndërtesave dhe shtëpive deri te pasojat mbi civilët e të gjitha llojeve.

Në këto krime veçohen përdhunimi, dëbimi dhe gjenocidi.

Materiali mbi të cilin do të nisin hetimet janë shumë. Vetëm në zyrën e prokurorit të Mykolaiv, dhjetëra raporte për krime lufte mbërrijnë çdo ditë.
Vetëm në Prokurorin speciale në Kiev deri në datë 20 Prill 2022, ishin grumbullar 7128 prova nga skenat e krimit.

Magjistrati tjetër që do të ndihmojë në hetime është Antonie Kesia-Mbe Mindua, ka lindur në vitin 1956 dhe është një avokat kongolez, profesor i së drejtës ndërkombëtare publike në Gjenevë. Pas studimeve për drejtësi në Kinshasa nga viti 1976 deri në vitin 1982, ai u diplomua për drejtësi.
Më pas ai shkoi në Francë, ku mori Diplôme d’Etudes Supérieures në të drejtën dhe politikën evropiane, dhe në Strasburg, ku mori një diplomë master krahasuese në të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtën e Bashkimit Evropian.
Në vitin 1992 ai mori një diplomë të mëtejshme master në Gjenevë dhe një doktoraturë përpara se të emërohej nga Gjykata e Ruandës.

Magjistratja japoneze Tomoko Akane, pas diplomimit, u bë prokurore në vitin 1982. Zgjedhja e saj varej nga mungesa e mundësive që u ofroheshin grave në sektorin privat edhe pse ajo ishte e bindur se donte t’i shërbente drejtësisë në mbështetje të viktimave.
Tomoko dha mësim për praktikën e drejtësisë penale në Shkollën Juridike të Universitetit Chukyo dhe Shkollën Juridike të Universitetit Nagoya nga 2005 deri 2009. Ndërsa midis 2009 dhe 2010 ajo ishte drejtuese e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (ICD) në Ministrinë Japoneze të Drejtësisë.

Ke do te hetojnë?

Mercenarët.

Mercenarët e grupit Wagner.

Në vitin 2014, me shpërthimin e luftës në Donbass, në plan të parë doli Wagner, një kompani private e themeluar nga një ish specialistë i forcave speciale, Dmitrij Utkin, me nofkën Wagner.

Ushtarët e tij arrijnë të luftojnë përkrah milicëve pro-rusë, kështu që Moska nuk shfaqet zyrtarisht. Është gjithmonë i yni ai që nuk duket askush, kjo fillon të bëhet motoja e FSB.

Kjo strategji është pëlqyer më lart në Moskë dhe mercenarët përdoren në operacione të tjera nëpër botë.

Në Siri, njëqind prej tyre bien nën zjarrin amerikan, por askush nuk ankohet, nuk flet, nuk dëshmojnë dhe Rusia nuk është e përfshirë.

Tani në Ukrainë, ushtria e Utkin thuhet se është ndër më brutalet me popullsinë civile. Çuditërisht, sipas shtypit ukrainasë, agjencia zyrtare e lajmeve Interfax publikoi në vitin 2018 një lajmë,se një farë Dmitry Utkin ishte bërë CEO i përgjithshëm i menaxhimit të Concord, kompania e restorantit të kuzhinierit të Putinit.
Biznesi i Concordit nuk fokusohet vetëm në restorante. Merr kontrata publike njëra pas tjetrës,shkolla, mensa të ushtrisë, pastrimi i kazermave, ndërtimi. Në pesë vjet, ai do të kishte marrë gati 3 miliardë dollarë në kontrata, sipas Fondit Kundër Korrupsionit. Dhe shpeshherë do të ishin kontrata jo saktësisht transparente, aq sa edhe kontabilistët e Ministrisë së Mbrojtjes do të ankoheshin me shkresë zyrtare.
Po kush është emri tjetër që po hetohet në Hagë?

Ai është Prigozhin.
Pseudonimi “kuzhinieri i V.P”

Sipas burimeve , në Siri Prigozhin do të kishte shkuar më tej përveç asaj që shkrova më sipër,ky në krahësim me Utkin duket një ëngjëll. Ai në këmbim të pjesëmarrjes së tij, në luftën në Siri, do të merrte një përqindje të shitjes së naftës së marrë nga puset e mbrojtura nga mercenarët e Wagner.Pak dihet për jetën private të “kuzhinierit”. Shtëpia ndodhet në Gelendzhik, pikërisht aty ku Putini do të kishte ndërtuar një pallat miliardë euro.
FBI para disa muajsh ka caktuarë shifrën 250 mijë dollarë si shpërblim për kokên e tij.
Këto janë hapat e para e atyre që Gjykata Speciale e Hagës po mbledh.
Prova….
Prova pa fund për një nga strukturat kriminale më të frikëshme që planeti ka njohur.
Buça, Mariupol,Mykolaiv, Odessa, Kiev ulërasin nga dhimbja.
Dhimbja që tronditi globin, kërkon drejtësi.

Të fundit në përqindje