GazetaMax
Sport

Mahrez, Lingard dhe të tjerë: Objektivat e Milanit për të përforcuar opsionet e sulmit për sezonin e ri

Jesse Lingard i Manchester United është lidhur me një kalim te Milani gjatë verës, por lojtari i Djajve të Kuq është vetëm njëri nga opsionet për të forcuar opsionet sulmuese të ekipit të Stefano Piolit për sezonin 2022/2023.
Pronarët e kuqezinjve, Elliott Managment janë në bisedime me fondin me bazë në Bahrejn, Investcorp, për një marrëveshje blerjeje prej 1.18 miliardë eurosh, e cila mund t’i lejojë Paolo Maldinit dhe Ricky Massara të përballojnë një buxhet prej 300 milionë eurosh gjatë verës.
Shitja e Rossonerëve te kompania Investcorp do të lumturonte tifozët e klubit nga San Siro, pasi do të kishte një buxhet të madh për investime gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, Sven Botman i Lille ka të ngjarë të jetë nënshkrimi i tyre i parë për sezonin 2022/23, por një nga prioritetet e Milanit është t’i japë Piolit më shumë opsione në sulm.
Divock Origi i Liverpoolit është afër arritjes së një marrëveshjeje me kuqezinjtë dhe ai nuk do të jetë fytyra e vetme e re në San Siro sezonin e ardhshëm.

Il Corriere dello Sport citon mediat britanike që thonë se Lingard i Unitedit është një nga lojtarët e monitoruar nga kuqezinjtë. Reprezentuesi anglez është në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij në Old Trafford skadon në qershor.
Domenico Berardi është një tjetër opsion, por çmimi i kërkuar i Sassuolos është rreth 30 milionë euro.
Riyad Mahrez i Manchester City është një tjetër lojtar i lidhur me kuqezinjtë. Kontrata e tij në Etihad skadon në qershor 2023 dhe gjigantët e Serie A mund të përballojnë pagën e tij të majme falë dekretit të rritjes që do t’i lejonte ata të kursenin 50 për qind në pagën bruto të lojtarit.

Pak javë më parë, agjentët e Marco Asensios konfirmuan interesimin e kuqezinjve për spanjollin, të cilit i është ofruar vazhdim i kontratës nga Real Madrid.
Megjithatë, ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në fund të sezonit, duke pritur të dijë nëse Kylian Mbappe do të transferohet në Spanjë.

Milani gjithashtu duhet të nënshkruajë një qendërsulmues të ri, pavarësisht nga e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic.
Sebastien Haller, Gianluca Scamacca, Jonathan David dhe Darwin Nunez janë në radarët e kuqezinjve, por zgjedhja për sulmuesin e ri të Milanit do të varet gjithashtu nga sa para do të jenë në gjendje të investojnë gjatë verës. 

Related posts

Dritoni i artë i Tetovës, vjen me medalje nga Bullgaria

Gazetamax.mk

Shkëmbimi Navas-Fabian – krerët e PSG takohen me ata të Napolit

Gazetamax.mk

PSG po e transferon yllin e Interit për 90 milionë euro

Gazetamax.mk