GazetaMax
Lajme

Makina përplaset me turmën në Francë, 10 të plagosur, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ishullin Oleron pranë brigjeve të Bretanjës, ku një makinë u përplas me një turmë njerëzish. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dhjetë persona. Katër prej të plagosurve janë në kujdes intensiv.

Autori është vënë në pranga ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka thirrur: “Allahu Akbar”. Policia ka nisur hetimet ndërsa bëhet me dije se ngjarja ishte e qëllimshme.

Autori është një burrë 35-vjeçar që jeton në La Cotiniere, një fshat i vogël peshkatarësh. Ai është i njohur për policinë për vepra penale si përdorim i drogës dhe alkoolit.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili aktualisht po kthehet nga Brazili, është informuar për incidentin e rëndë dhe ka kontaktuar Ministrin e Brendshëm.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Brendshëm Laurent Nunez njoftoi se po udhëtonte drejt vendit të ngjarjes me kërkesë të kryeministrit.