Man City 4-3 Real Madrid, këto janë notat e lojtarëve

Notat e lojtarëve: Man City 4-3 Real Madrid, spikatin De Bruyne dhe Benzema.
Një ndeshje e mrekullueshme është zhvilluar në Etihad Stadium ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit, në të cilën u realizuan shtatë gola.
Sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ka dhuruar spektakël me triumfin e Citizens me një gol epërsi dhe po ashtu vendasit kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë se mysafirët.
Nuk ka dyshim se dy lojtarët kyçë të këtij takimi ishin Kevin De Bruyne dhe Karim Benzema, ashtu që kanë marrë vlerësimin më të lartë.
Portieri Ederson dhe mbrojtësit Aymeric Laporte e John Stones kanë marrë notat më të ulëta te nikoqirët.
Ndërkaq, te vizitorët vlerësim më të ulët ka marrë portieri Thibaut Courtois, i cili pranoi katër gola.

Në vijim sjellim vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, për ndeshjen Manchester City 4-3 Real Madrid.

Të fundit në përqindje