GazetaMax
Kuriozitete

Man City e refuzon ofertën e PSG për Bernardo Silvan

Manchester City e ka refuzuar ofertën e Paris Saint Germain për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva.
Siç raportojnë mediet franceze, parisienët  nisën një propozim prej 80 milionë eurove, por kjo nuk i bindi drejtuesit e “Qytetarëve”.
Portugezi është njëri ndër emrat më të lakuar gjatë kësaj merkatoje verore, por akoma nuk ka ndodhur diçka konkrete në mes të tij dhe ndonjë klubi.
I njëjti u lidh me një largim në drejtim të Barcelonës, por kjo, të paktën deri më tash, nuk është realizuar.
Ditë më parë gjithashtu u raportua se ish-lojtari i Monacos është vendosur në shtëpinë e tij të re në Mançester, shenjë kjo që tregon se ai ka vendosur të qëndrojë.

Related posts

“Përse nuk luajti Rrahmani”, presidenti i Napolit i dërgoi “sms” trajnerit

Gazeta Max

Te kjo skuadër do ta përfundojë karrierën Modric

Gazeta Max

Zhvillime të fundit nga Anglia, ky pritet të jetë trajneri i ri i Man Unitedit

Gazeta Max