GazetaMax
Kuriozitete

Manchester City ende nuk e ka vendosur një kapiten të përhershëm

Manchester City ende nuk e ka vendosur zyrtarisht kapitenin për sezonin e ardhshëm.
“Qytetarët” janë ende duke i shqyrtuar opsionet e mundshme në lidhje me atë se kush do të jetë lideri formal i skuadrës.
Se ende nuk është vendosur në lidhje me këtë çështje e konfirmoi ditë më parë edhe Pep Guardiola duke thënë se janë duke punuar në atë drejtim.
Deri në sezonin e kaluar kapiten i skuadrës ishte mesfushori Fernandinho i cili tashmë është larguar nga skuadra.
Tash për tash janë katër kandidatë për ta marrë shiritin e kapitenit: De Bruyne, Ruben Dias, Gundogan dhe Kyle Walker.

Related posts

Lirohet nga spitali portieri i Ballkanit

Gazeta Max

Liverpooli mendon transferimin befasues të Son Heung-min

Gazeta Max

Buffon tregon se kë favorizon për Scudetto – sezonin e ardhshëm

Gazeta Max