GazetaMax
Kuriozitete

Manchester City synon transferimin e yllit që po shkëlqen të Milan

Gjiganti anglez interesohet për Leaon
Rafael Leao mund të përfundojë në Premierligë.
Sulmuesi i Milanit po kërkohet nga klubet angleze, të cilat kanë mbetur të impresionuara me paraqitjet e tij me “Rossoneri”.
Sipas mediave italiane, sulmuesi portugez po pëlqehet mbi të gjitha nga Manchester City.
Kampioni anglez ka biseduar me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes, për mundësinë e transferimit të 22 vjeçarit.

Megjithatë, Kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur lojtarin dhe për të vazhduar q të llogarisin në shërbimet e tij.
Leao aktualisht vlerësohet 70 milionë euro.
Nga ana e tij, Milani do të mundohet ta blindojë atë me një kontratë të re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026.
Leao ka shpërthyer në dy sezonet e fundit në “San Siro” dhe kjo ka bërë që ta zgjojë interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Related posts

“Imagjinoni vetëm Haland dhe Mbape në fushë kundër njëri-tjetrit, me portierët”! Pique “ka rrjedhur”, kërkon që futbolli të ndryshohet në 1 kundër 1

Gazetamax.mk

Pensionohet Goran Pandev, velikani i futbollit të Maqedonisë

Gazetamax.mk

E ardhmja e Haaland varet nga Topi i Artë

Gazetamax.mk