GazetaMax
Lajme

Maqedonia do të blejë gaz nga Serbia

Shkup, 28 Shtator – Maqedonia do të blejë gaz natyror nga Serbia për prodhimin e energjisë termike dhe të energjisë elektrike. Me këtë patjetër do të anashkalohet “Makpetrol” dhe blerja e gazit natyror nga “Gazprom”, tha Këshilltari për energji i kryeministrit, Viktor Andonov.

Për këtë, Qeveria dje miratoi 18 milionë euro për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizimin e vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.

“Ne do të paguajmë Serbinë dhe gazi do të sillet përmes lidhjes me Bullgarinë. Një pjesë është për termocentralet për energji termike, një pjesë do të jetë për SH.A. TE-TO për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Andonov.

Ai shtoi se me “Makpetrol” si tregtar nuk është arritur marrëveshje për shkak se çmimi i ofruar nga “Gazprom” ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

“Çmimi përmes “Makeptrol” është mbi 2000, pra deri në 2500 euro për metër kub normal. Me atë çmim, çmimi për një megavat orë energji elektrike do të jetë më tej nga 400-600 euro, dhe një çmim fitimprurës për të mbijetuar industrinë është 200 euro. Nëse do të jepnim një çmim për atë që u ofrua, ne nuk do ta ndihmonim industrinë në atë mënyrë. Do të kishte reflektuar në llogaritë e qytetarëve dhe në buxhet”, theksoi Andonov.

Ai shtoi se marrëveshja me palën serbe është në proces të marrëveshjes për sasitë e gazit me çmim të pranueshëm, me çka nuk do të ketë rritje të reja të çmimeve dhe barrë në buxhet.

“Bisedimet po shkojnë në drejtim të sigurimit të një çmimi të përballueshëm”, përfundon ai.

Related posts

Bashkëpunimi me Bullgarinë duhet të vazhdojë, pavarësisht cila parti formon Qeveri

Gazetamax.mk

Pendarovski – Marin: Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i politikës së dyerve të hapura të NATO-s

Gazetamax.mk

Boki 13 ngeli para gjykatës pasi u vonua për në seancë, gjithsesi seanca u shtye

Gazetamax.mk