GazetaMax
Ballina

Maqedonia me më së shumti ministri, 20 gjithsej – Sllovenia ka 16, Kroacia 11 dhe Shqipëria 16 ministri

Hapi i parë i qeverisë së ardhshme që ende nuk është e reformuar, është me ligjin për riorganizimin e drejtorive shtetërore duke e rritur numrin e ministrive nga 16 në 20. Ky hap nuk është në pajtueshmëri me angazhimet e presidentes Gordana Siljanovska Davkova e cila paraprakisht pohonte se do të angazhohet për uljen e numrit të ministrive. Si do të veprojë tani Siljanovska kur do të duhet ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj që e propozoi mandatari Hristijan Mickoski. Dërguam pyetje deri te Kabineti i Siljanovskës prej ku na u përgjigjën se presidentja ka për obligim që ta nënshkruajë ligjin.

“Ligji për riorganizimin dhe punën e organeve të drejtorisë shtetërore është ligj sistematik, përkatësisht sillet me shumicën e dy të tretave, dhe sipas nenit 75 nga Kushtetuta, presidenti nuk ka të drejtë që të vendosë veto për këtë ligj, përkatësisht ka për obligim që ta nënshkruajë dekretin”, thonë nga Kabineti i preidentes Siljanovska Davkova.

Edhe kryetari i LSDM-së në largim dhe deputet aktual, Dimitar Kovaçevski mbrëmjen kur u miratua ligji për riorganizimin e drejtorisë shtetërore, e kritikoi rritjen e numrit të ministrive, duke thënë se kjo do të sjellë implikime shtesë ndaj buxhetit.

“Premtimi parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ishte se do të ulet numri i ministrive ndërsa tani kemi propozim për rritjen e numrit të tyre. Me krijimin e 4 ministrive të reja, komplikohet mënyra e financimit të tyre, e bën më pak precize dhe e bazon në vlerësime të gabuara”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Me këtë numër të ministrive Maqedonia mbetet shtet me më shumë ministri në rajon. Më pak se ne kanë shumë shtete në rajon. Sllovenia që është shtet shumë më i zhvilluar se ne ka 16, Kroacia ka 11 ministri dhe Shqipëria ka 16 ministri.

Related posts

Ahmeti vizitoi Nasim Haradinajn: Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona akoma vazhdon

Gazetamax.mk

​Biden: Putin mendoi se mund ta ndante NATO-n

Gazetamax.mk

Grubi: Asgjë nuk e ndal dot ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D

Gazetamax.mk