Osmani – Escobar: Arritja e progresit në procesit eurointegruese është investimi më i sigurt për stabilitetitin në vend dhe rajon

Shkup, 20 Prill – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedës ishin temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe nevojën për tejkalimin sa më të shpejtë të dallimeve mes dy vendeve, e me të heqjen e pengesës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

“Në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë, procesi i zgjerimit të BE-së është një politikë sigurie dhe për këtë arsye arritja e progresit në proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut është investimi më i sigurt për stabilitetin në vend dhe rajon”, theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe për kontributin e përgjithshëm në stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë bisedës, Osmani theksoi nevojën e një pranie të përforcuar amerikane në rajonin tonë si garanci e fortë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet bilaterale dhe partneritetin tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së dhe diskutuan për mundësitë për avancimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të fundit në përqindje