GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Ballkanasit janë europianë, BE të bëj plan me kornizë kohore për zgjerimin e ardhshëm

Shkup, 24 nëntor – Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti ligjëratë në “Kolegjin e Evropës” në Brizh, ku para studentëve theksoi se për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit, nevojitet plan i qartë për anëtarësimin e rajonit në Union.

“Prandaj ne e vendosëm vitin 2030 si qëllimin tonë prioritar për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE. E di që është mosmirënjohje të flasim për afate dhe data, por mendoj se duhet të kemi një objektiv, por edhe institucionet evropiane dhe shtetet anëtare duhet të kuptojnë se ne kemi një synim që të jemi më të fokusuar, më të motivuar dhe më efikas në zbatimin e reformave”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri, informuar nga SÇE-ja shpjegoi se në Ballkan ka një ndarje të përgjithshme, a je ballkanas ose evropian dhe sipas tij mund të jemi edhe ballkanas edhe evropianë në të njëjtën kohë.

“Me këtë do të kthejmë edhe besimin e qytetarëve në BE dhe siç na ka treguar historia, nëse BE-ja dëshmohet si një lojtar global i Ballkanit, do të mund të tregohet si lojtar global edhe në nivel botëror”, shtoi Mariçiq.

Rektorja e “Kolegjit të Evropës”, ​​Federika Mogerini, në fjalën e saj përshëndetës theksoi se është nder dhe privilegj i madh të kemi mundësinë të presim anëtarë të qeverive nga vendet që janë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

“Këtë  herë jam e emocionuar sepse kemi punuar shumë bashkë me këta njerëz, kemi kaluar bashkë momente dhe sfida të gëzueshme. Ne kemi nënshkruar me përpjekje të përbashkëta marrëveshje të mëdha, siç është Marrëveshja e Prespës”, tha Mogherini.

Mariçiq i njoftoi studentët me rrugën që ka marrë vendi që nga dita e dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në BE në vitin 2004, duke folur për perspektivat dhe sfidat e procesit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu dha një pasqyrë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kolegji i Evropës” është instituti i parë botëror për studime dhe trajnime pasuniversitare në fushën e studimeve evropiane. Ai u themelua në vitin 1949 nga personalitete kryesore evropiane si Salvador De Madariaga, Uinston Çerçil, Poll Anri Spaak dhe Alside De Gasperi, në prag të Kongresit të parë të lëvizjes evropiane në Hagë në vitin 1948. Ideja në të cilën bazohet koncepti i kolegjit ishte që të formohet instituti ku studentët e  diplomuar nga shumë vende të ndryshme evropiane do të mund të studiojnë dhe të jetojnë së bashku si përgatitje për karrierën në fushat e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

Related posts

LSDM: VMRO-DPMNE dështoi me bllokimin e Kuvendit e tani organizon protesta një muaj më herët

Gazetamax.mk

Spasovski në Gjenevë realizoi takim me komesarin e Lartë të OKB-së për Refugjatë, Filipo Grandi

Gazetamax.mk

Estetika e teksturës në pikturë

Gazetamax.mk