GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Kushtetuta nuk do të hapet para fillimit të negociatave me BE-në

Shkup, 30 Prill – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi dje se sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, përmbajtësisht nuk kanë problem që cila do bashkësi të futet në Kushtetutë, por kjo nuk është e mundur para fillimit të negociata me BE-në. Ai gjatë emisionit 360 shkallë, tha se mbeten të të përkushtuar në bisedimet me Bullgarinë dhe gjetjen e zgjidhjes për heqjen e vetos.

“Udhërrëfyesi ynë në negociatat është Rezoluta e miratuar nga Kuvendi, për të cilën votuan të gjithë partitë. Aty u obliguan të kujdesemi për identitetin, historinë dhe tiparet kryesore të shtetit dhe popullit maqedonas. Negociojmë në bazë të atij dokumenti dhe asnjë zgjidhje nuk do të jetë jashtë atij dokumenti”.

Ndërkohë, nga VMRO – DPMNE kanë reaguar duke thënë se kjo parti nuk do të lejojë asnjëherë të ndryshohet Kushtetuta pa garanca paraprake.

“VMRO – DPMNE nuk do të pranojë dhe lejojë asnjëherë që në kuadër të negociatave me Bullgarinë të hapet Kushtetuta e Maqedonisë me qëllim ndryshim të preambulës, pa garanca me shkrim paraprakisht për historinë tonë, për gjuhën tonë maqedonase, pa fusnota artificiale, për veçantinë tonë dhe diversitetin kulturor”.

Në kumtesë më tej thuhet se, VMRO – DPMNE nuk do të pajtohet asnjëherë për përmbushjen e kërkesave në deklaratën bullgare, sepse ajo do të thotë mohim i gjuhës, historisë dhe popullit maqedonas.

Related posts

Objekti i shkollës “Rilindja” në Sellcë po merr formë/ Grubi: Përkujdesemi që kjo vatër e dijes të jetë në dispozicion të rreth 300 nxënësve

Gazetamax.mk

Kasami: Sistemi i ri i furnizimit me ujë ka mundësi për sasi të reja uji

Gazetamax.mk

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazetamax.mk