GazetaMax
Ballina

Marigona Moe gruaja që po bëhet sinonim i bukurisë në Kosovë

“Marigona Moe” është një nga klinikat estetike më të njohura e më serioze në Zvicër, që së fundi ka hapur dyert edhe në Kosovë.Me një gamë të gjerë shërbimesh estetike, që realizohen nga një staf profesional e i kujdesshëm dhe me aparaturën më bashkëkohore e inovative, “Marigona Moe” jo rastësisht ka një klientelë të gjerë e gjithmonë tejet të kënaqur me shërbimet, trajtimin dhe kujdesin profesional e etik.

Marigona Kololli, një grua ambicioze, e drejtë, koherente dhe tejet elegante, e ka ngritur këtë biznes që ka për qëllim t’i bëjë njerëzit të duken dhe të ndihen bukur, këndshëm dhe me vetëbesim.

Kush është Marigona?
E njohim bashkë…

Marigonë, si do ta prezantoje veten?
– Si një grua që mundohet të jetojë mirë dhe lumtur. Sa të mundem i kushtoj kohë familjes dhe miqve, pasi jam tejet e angazhuar dhe puna nuk më lë shumë hapësirë për t’i bërë të gjitha gjërat njëkohësisht. Gjithsesi, mundohem të gjej kohë për gjërat dhe njerëzit që i dua.
Jam punëtore, e drejtë dhe e vendosur. Jam e fokusuar në benefite dhe jetë e punë cilësore.

E të tjerët si të përshkruajnë?
– Bashkëpunëtorët në bizneset e mi në Zvicër më përshkruajnë si njeri i drejtë, real dhe i besueshëm. Mendoj që në fushën e estetikës është e domosdoshme të jesh real dhe të japësh më të mirën, si për vetveten.

Suksesi yt më i madh në jetë?
– Pa dyshim se është familja e shëndetshme dhe tre fëmijët e mi, pa përjashtuar edhe bizneset “Marigona Moe” në Zvicër dhe “LA MOÉ”, që është linja ime e kremrave luksoze dhe parfumeve të ndryshëm “Label”, krijuar nga unë.

A ka një ëndërr që nuk të është bërë realitet?
– Jam gati duke e jetuar jetën e ëndrrave, pasi jetoj mes dy vendeve më të bukura në botë, Kosovës dhe Zvicrës.
Kam ëndërr të jetoj më shumë në Kosovë sesa në Zvicër.

Cili është shkollimi yt?
– Fillimisht kam kryer shkollë për një drejtim tjetër, meqë prindërit më këshillonin ashtu, duke më thënë se pa një diplomë zanati nuk ka të ardhme në Zvicër. I falënderoj për këtë, por unë nuk punova për atë që u shkollova. Zgjedha më pas të aftësohesha e profesionalizohesha në fushën e estetikës dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për veten dhe të ardhmen time.

Pse vendose të bëheshe pjesë e botës së bukurisë dhe estetikës?
– Gjithmonë më kanë impresionuar ndryshimet për të mirë, andaj mendoja që ky drejtim është puna e ëndrrave të mia.

Ju jepni edhe mësim, apo?
– Po, qe shumë vjet jap mësim në drejtimin Microblading në Zvicër.
Jam me diplomë Master në “Swiss Color”.

Të flasim pak për klinikat tua estetike në Zvicër dhe Kosovë?
– Klinikat estetike si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë kanë të njëjtin emër – “Marigona Moe” dhe ofrojnë shërbime estetike me profesionalizëm të lartë.
Gama e shërbimeve është e gjerë dhe numri i klientëve i madh.
Njëra qendër estetike gjendet në Sant Gallen të Zvicrës, e hapur qe 10 vjet, kurse tjetra në Cyrih, e që është klinikë për ndryshime më të mëdha, ku kam për partner Dr. Simon, me të cilin bashkëpunojmë prej kohësh.
Së fundi kemi hapur edhe klinikën estetike “Marigona Moe” në Prishtinë, në Arbëri (Dragodan), ku gjithashtu po bëhet një punë e shkëlqyer.

Çfarë kuptimi kanë inicialet MOE?
– Janë inicialet e tre fëmijëve të mi. MOE, pra, është tejet personale dhe e zemrës.

Çfarë shërbimesh ofrohen në “Marigona Moe”?
– Shërbimet janë të shumta, duke filluar nga microblading, microneedling, rimodelimi i hundës, zbutja e rrudhave, heqja e tatuazheve etj.

Ju, personalisht, çfarë keni “specialitet”?
– Jam e specializuar në drejtim të fytyrës, njëjtë është edhe stafi im.
Sa i përket teknologjisë, në Kosovë kam sjellë nga Zvicra aparaturën më të avancuar, siç është laseri për heqjen e qimeve, të tatuazheve, apo të fytyrës me zero dhimbje.
Të gjitha shërbimet te ne janë speciale dhe ekskluzive.

Çfarë mendon se të ka bërë kaq të njohur?
– Puna, profesionalizmi i treguar në çdo shërbim e tretman dhe fokusimi i plotë në precizion.
Të gjitha këto më kanë bërë mua dhe biznesin tim “Marigona Moe” të besueshëm dhe të kërkuar.

“LA MOÈ”, linja juaj e kremrave dhe parfumeve luksoze është tejet unike. Çfarë mund të na thuash më shumë?
– “LA MOÈ” është krijuar me delikatesë, pasion e dashuri. I kam kushtuar rëndësi deri në detajet më të vogla.
Në të vërtetë, “LA MOÈ” ka një rëndësi të veçantë për mua, andaj është temë e gjatë, por po e përmbledhë me pak fjalë: Krema e ditës “La Creme Riche” përmban kaviar, ari, perlë etj. Parfumet janë “Rubin”, “Blu Hop etj dhe janë me ngjyra si llojet e diamanteve, ndërkaq brenda kanë nga një gur diamanti, sigurisht jo real.

Jeta jote private?
– Jam e martuar. I kam tre fëmijë dhe i dua shumë. Jetoj si krejt shqiptarët, as më shumë e as më pak.

Pasioni i fshehur?
– E dua natyrën, më pëlqen ta eksploroj. Gjithashtu, jam dashamirëse e qenve.

Ju faleminderit për intervistë!
– Faleminderit juve!

Related posts

Rikthehet e bukura Morfina Hasani, gjithmonë një miss

Gazetamax.mk

Dhimbja pa shkak e muskujve, sëmundja që shkakton edhe depresionin

Gazetamax.mk

Mihrija e tepron me grim edhe në përditshmëri

Gazetamax.mk