GazetaMax
Lajme

Marku: Bujar Osmani – kontinuiteti i mençur i kauzës së Nolit e Xhaferit

Kolumnistja e njohur dhe diplomatja Adelina Marku, në shkrimin e fundit për të përditshmen KOHA, analizon rolin e ministrit Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së dhe sulmet e pandershme që bëhen ndaj tij për poena politike.

“Konstatimi se Bujar Osmani – lider nga Maqedonia e Veriut – përgjatë Kryesimit me OSBE lëvroi në OSBE me fuqinë e artit politik e diplomatik kontinuitetin e mençur të kauzës së një Fan Stilian Noli e Arbën Xhaferi – lider në Maqedoninë e Veriut – për Kosovën si shtet Sovran, është përtej konstatimit subjektiv, sepse përmbahet FAKTEVE TË GJALLA E TË PAMOHUESHME. Çdo tentim propagandistik që ka agjendë të denigrojë këtë fakt, rreshtohet pas të gjithë atyre konstatimeve të rrejshme propagandistike se, e para Kryengritja e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut na qenka orkestruar dhe eksportuar nga Kosova. E dyta, tendenca e po këtyre zërave për të denigruar “Planin 9 pikësh për të prevenuar deeskalimin e situatës në komunat e banuara me shumësi serbe në Kosovë” që Kryesuesi me OSBE Bujar Osmani e plasoi me aq integritet diplomatik në vëmendjen e 57 shteteve të OSBE, është skajshmërisht e dëmshme. Përse? Sepse kjo propaganda e kundërshtarëve politikë të Bujarit, nga armiqtë e përbashkët, tani, të të dy kandidatëve shqiptarë për President, ushqen insinuimin për ide secesioniste/shkëputjeje e si pasojë stimulon qëllimin apokaliptik e të dëmshëm për Kosovën e rajonin”. Sipas Markut, ky diskurs e ngre atë ALARMIN E PANEVOJSHËM, e si i tillë duhet ndaluar së plasuari sepse, të fut në gojën e simulakrumeve politike diplomatike antidemokratike që çojnë në rrezikun e argumentimit të qëllimit të Putinit në rajonin tonë e për rikthimin e narrativit të PROTRACTED REGIONS (regjioneve të ngrira).

Related posts

Me investim prej 200 mijë deri 400 mijë euro, deri te nënshtetësia e Maqedonisë

Gazetamax.mk

Një menaxher dhe biznesmen i suksesshëm si Mentor Thaçi

Gazetamax.mk

Policia në Shkup gjobitë shoferët pa patentshofer dhe në gjendje të dehur

Gazetamax.mk