GazetaMax
Kuriozitete

Mbappe tregon se a do të qëndrojë te PSG

A ka mundësi të qëndrojë në PSG? Përgjigjet Mbappe.
Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Sulmuesi francez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës aktuale me Paris Saint-Germainin.
Ndërkohë, spekulohet se gjatë verës ai mund të përfundojë në Real Madrid.
Por, kampioni i botës me Francën i ka lënë të gjitha mundësitë e hapura sa i përket së ardhmes së tij.
“Nuk e kam marrë ende një vendim për të ardhmen, të gjithë e dinë këtë. Po mendoj, ka elemente të reja dhe shumë parametra. Nëse do ta merrja vendimin, do ta bëja të ditur”, deklaroi fillimisht Mbappe për “Prime Video”.
“A është e mundur të mbetem në PSG? Po, naturisht”, ka shtuar ish-futbollisti i Monacos.
Klubi parisien po i bën të gjitha përpjekjet për ta bindur Mbappen që ta vazhdojë kontratën dhe të qëndrojë gjatë në “Parkun e Princave”.
Por, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dëshiron ta realizojë ëndrrën e fëmijërisë, e cila është t’i bashkohet Real Madridit, ku do ta kishte mundësinë të luajë përkrah shokut të repartit në Kombëtaren franceze, Karim Benzema.

Related posts

Bayern Munchen nuk heqë dorë nga ky lojtar

Gazeta Max

Nora Gjakova lufton për të bronztën në Grand Slam Baku

Gazeta Max

Sadio Mane shfaqet për herë të parë si lojtari i Bayern Munich, realizon foto me fansat (Video)

Gazeta Max