GazetaMax
Lajme

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD-së

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shkuar sot në selinë e PD-së dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Mes tyre ishte edhe is-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”, thanë militantët.

“Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi. Detyra e sotme e tij është që të largohet nga zyrat e selisë së PD-së. Të dorëzojë logon e konfiskuar që është marrë peng nga shumë njerëz, jo vetëm Edi Rama. Të hapë rrugën për zgjedhjet në PD sipas standardit një anëtar, një votë. Bllofet dhe fasadat që po luhen në selinë e PD e dëmtojnë atë. Këta janë anëtarët e njësisë 8, që e kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kërkojnë hapjen e garës dhe procesit për këdo që kërkon të ballafaqohet me votën e anëtarësisë,” tha Indri Hoxha.

Reagimi i tyre erdhi pasi një ditë më parë, Pëllumb Seferi i kësaj njësie deklaroi mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Por demokratët thanë se ai nuk i përfaqëson, sikundër nuk i përfaqëson më as Lulzim Basha, pasi është shkarkuar. Demokratët tentuan të futen në seli për të bërë një mbledhje, por nuk u lejuan.

“Vetëm vota i bashkon demokratët,” deklaruan ata. Ndërkohë që edhe Berisha nga Elbasani kishte deklaruar se nuk do të lejojë blofet e Bashës në lidhje me kërkesat e tij.

Related posts

Shoferët e autobusave nesër protestojnë para Qeverisë

Gazetamax.mk

Debat publik për promovimin e ndjeshmërisë gjinore

Gazetamax.mk

Aksident në rrugën Strugë – Dibër, bllokohet komunikacioni

Gazetamax.mk